Islamofobi Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!

Gjergj Jashari, një islamofob i deklaruar dhe katolik fashist nuk rresht së sulmuari Turqinë dhe veçanërisht besimtarët muslimanë shqiptarë. Këtë herë nëpërmjet një statusi në facebook ai bën fajtorë Turqinë dhe Islamin pse shqiptarët nuk janë në europë dhe madje siç thotë  kanë harruar atë.

Duke iu adresuar në mënyrë të veçantë Kosovës, ai thotë se ajo është me larg se kurrë drejt Integrimit në BE, dhe shkak për këtë është bërë praktikimi i islamit dhe rastet si ai i Lavdrim Muhaxherit. Teksa lëvdëron deri në adhurim Skënderbeun ai provokon nxitje të ektremizmit duke thënë se ne e “Harruam Europen, për çallmen osmano-islame!

“Harruam Europen, për çallmen osmano-islame!
Feja jone dikur na bashkonte tërësisht me Europen!
Fetë e sotme, na largojnë e na armiqësojne!
Sot, shohim qe Kosova, Ilirida është më larg se kurrë drejt Integrimit ne BE!
Me Lavdrim Muhaxhera nuk shkohet drejt Perendimit*( BE-se), por drejt Azise (Rusise e Sirise)!
Nuk mund të ketë njeri në botë me krenare sesa Shqipetari i Lugines së Presheves, Treve kjo nëpër të cilën Gjergj Kastrioti e filloi Lirinë e Arbërisë!
Aq sa Kisha e Shën Gjergjit ne Rahovice (me emertimin paraprak Kisha e Artilevices), ishte konaku i pare i Prijesit tonë!
Fal Gjergj Kastriotit edhe unë, edhe sot i drejtohem Qiellit ( Zotit), e Tokës ( Botës), sic me mesoi Ai!”

/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne