Islamofobi Kastriot Myftaraj sulmon memorialin turk në Tiranë

Kastriot Myftaraj është kundër memorialit turk në Tiranë, dhe këtë e ka shprehur nëpërmjet një shkrimi të postuar në profilin e tij. Ngritjen e këtij memoriali ai e quan një rrezik të islamit politik dhe të terrorizmit islamik në Shqipëri.

Islamofobi  Myftaraj shprehet gjithashtu duke thënë që rreziku vjen edhe nëpërmjet institucioneve zyrtare shtetërore, qeverisë dhe pushtetit vendor, të cilët përmbushin kërkesat antikushtetuese të Turqisë, për shkak të interesave personale.

Ja statusi i tij në facebook:

Tyrbja Erdoganiste në Tiranë na zbuloi fytyrën e rrezikut të Islamit politik në Shqipëri

“Tyrbe” është fjala më e saktë për atë që media në Shqipëri e quajti memoriali (fjala shqipe është “përmendore”) turk i të vrarëve të 15 korrikut. Tyrbe quhet një ngrehinë islamike për përkujtimin e një ose disa të vdekurve, e cila shpesh, por jo gjithmonë, bart një varr. Kështu, në Fushë-Kosovë ka një tyrbe të Sulltan Muratit I, por varri i tij nuk është atje, por në kryeqytetin osman të kohës.Nga 251 emrat e të vrarëqë që ka tyrbja e ngritur në Tiranë, veç 27%, përkatësisht 68 vetë janë policë dhe ushtarë. Saktësisht 62 policë dhe 6 ushtarë. 73%, përkatësisht 183 vetë, janë civilë. Në çdo vend të botës demokratike, kur nderohen të rënët nga një grusht shteti nuk përzihen bashkë të vrarët ushtarakë dhe ata civilë, duke u quajtur të gjithë dëshmorë. (shehitë) Në çdo vend demokratik të botës, dëshmorë quhen veç ushtarët dhe policët, ndërsa civilët quhen viktima.

Pse civilët turq të 15 korrikut dallonin nga ata të vendeve të tjera në rast grushti shteti? Dallimi është se në Turqi civilët u ngritën për të luftuar në mbrojtje të Erdoganit, me thirrjen e imamëve të 85 mijë xhamive të Turqisë, nëpërmjet megafonëve të minareve. Duket se kjo ishte ushtria sekrete e Erdoganit që përmbysi raportin e forcave. Ata që do të bëjnë grushtin e ardhshëm të shtetit në Turqi, të kenë parasysh se duhet të neutralizojnë megafonët e minareve të mbi 90 mijë xhamive të vendit, sa janë sot, duke u prerë rrymën elektrike.

Turqia është një vend ku 98% e popullsisë janë muslimanë, por në letër (Kushtetutë) është një shtet laik, ku nuk fe zyrtare. Në 15 korrik 2016, Turqia u shfaq para botës si një vend ku tashmë ishte instaluar në praktikë një regjim i Islamit politik. Dhe bashkimi në një përmendore i emrave të të vrarëve të 15 korrikut 2016, qofshin ushtarakë, policë ose paramilitarëve islamikë është tregues i qartë i instalimit të regjimit islamik në Turqi, duke u bërë Islami praktikisht feja zyrtare e shtetit.

Tyrbja erdoganiste e ngritur në Tiranë dhe reagimet e mosreagimet ndaj saj na zbuluan fytyrën e vërtetë të rrezikut të Islamit politik dhe tekefundit të terrorizmit islamik në Shqipëri. Ky rrezik nuk kufizohet aspak te mjekëroshët me veshje arabe, sepse vetë Erdogani mban kostum dhe kravatë perëndimore. Nuk duhet të presim as që rreziku të bartë atentate terroriste, së paku jo që në fillim. Rreziku vjen edhe nëpërmjet institucioneve zyrtare shtetërore, qeverisë dhe pushtetit vendor, të cilët përmbushin kërkesat antikushtetuese të Turqisë, për shkak të interesave personale.

Debati publik për tyrben zbuloi pa dashjen e tyre “kolonën e pestë” erdoganiste në Shqipëri. Shumica, duke qenë njerëz që nuk rrinë pa reaguar në çështje të debatueshme, u zbuluan me heshtjen e tyre. Këta nuk guxuan që ta marrin në mbrojtje tyrben erdoganiste, por nuk mund të shpreheshin kundër saj. Kështu, u zbuluan me heshtjen e tyre muslimanët praktikues Blendi Fevziu dhe Sokol Balla, dy drejtues të emisioneve televizive politike të rëndësishme në Shqipëri. Heshti edhe Ismail Kadareja, i cili më herët nuk i kishte kursyer kritikat ndaj Turqisë. U bashkuan në heshtjen e tyre Ismail Kadareja dhe Rexhep Qosja.

Ndonjë si Redi Shehu, që shfaqet në panelet televizive të Tiranës si musliman modern, me kostum dhe kravatë, në një artikull në të përditshmen “Panorama”, e mbrojti përmendoren (tyrben) erdoganist dhe u tall me kritikët e tij. Ngjarje të tilla si vendosja e përmendores-tyrbe na shërbejnë për të zbuluar se cilët janë erdoganistët, radikalët islamikë të fshehur, si ky Redi Shehu.

“Avokatët” shqiptarë të përmendores-tyrbe thonë se ajo është një përmendore e të rënëve për demokraci. Por asnjë vend i botës demokratike nuk e njeh 15 korrikun si një ditë të rëndësishme në kalendarin historik të demokracisë botërore. Asnjë kryeqytet I botës demokratike nuk ka vendosur një përmendore të tillë, as ka emërtuar rrugë dhe sheshe në nder të “dëshmorëve të demokracisë” së kësaj dite, siç ndodhi në Shqipëri një muaj më parë.
Tyrbja erdoganiste është një tregues se ka një agjendë neo-otomane për Shqipërinë, e cila është në zhvillim të plotë. Të tjerë kapituj të saj do të shfletohen për t’ u zbatuar./Kastriot Myftaraj

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne