Islamofobia Arbana Xharra mbron ambasadorin Qëndrim Gashin: Përfaqëson shtet sekular me kushtetute, e jo shtet islamik!

Islamofobia e njohur Arbana Xharra i ka dalë në mbrojtje Ambasadorit të Kosovës në Francë Qëndrim Gashi pas skandalit që ai shkaktoi me publikimin e karikaturave të.

Nëpëmjet një statusi në facebook Xharra ka kritikuar muslimanët që i kanë kërkuar llogari ambasadorit Gashi për veprimin e bërë duke kërkuar prej tij të japë dorëheqje.

Përpos kritikave ndaj muslimanëve ajo i ka dalë në mbrojtje Gashit me arsyetimin se ai përfaqëson shtet sekular me kushtetutë, e jo shtet islamik duke anashkaluar fyerjen e që gashi i bëri shumicës së popullsisë së Kosovës duke bërë një veprim që nxiti shumë zemërimin e tyre.

Sigurisht që të thëna nga goja apo profili i Arbana Xharrës kjo mbrojtje ndaj veprimive nga një Ambasador të pamatura dhe qartazi anti-muslimane nuk marrin asnjë vlerë pasi ajo njihet për qëndrimet e saj anti-muslimane dhe anti- islame si të vetmen formë që ka për t’u rikthyer në vëmendjen e opinionit publik.

Statusi i Arbana Xharra në facebook.

“Ne Kosove po behet thirrje nga “muslimanet e devotshem”, qe te arrestohet ambasadori i Kosoves ne France Qendrim Gashi, pse ka shprendare ne Twitter nje postim me karikaturen e Muhamedit. Ne mesin e ketyre qe bejne kete thirrje ka politikane, aktore…Qendrimi as mu shkarku e as mu arrestu, se ai perfaqeson shtet sekular me kushtetute – e jo shtet islamik.”/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne