Islamofobia dhe përplasja e injorancës

Nga Dr. N. Mohamad Ali dhe Dr. Hendun A.R Shah

Sot, më shumë se kurrë, është koha që ta adresojmë çështjen e marrëdhënieve fetaro-politike muslimane për shkak të përhapjes së vazhdueshme të Islamofobisë. Që prej sulmeve të 11 Shtatorit 2001, imazhi i Islamit është bërë objekt i mënyrës si e paraqesin mediat. Perceptimi i gabuar i Islamit, i njësuar me ekstremizmin e dhunshëm të disa ideologjive, shihet si përfaqësim i fesë. Kjo ka çuar në rritje të frikës, urrejtjes dhe armiqësisë ndaj muslimanëve. Në epokën e globalizimit, efekti i Islamofobisë ndjehet në çdo cep të botës, përfshirë dhe vende të cilat kanë shumë pak kontakt me muslimanët.

Profesor John L. Esposito, në fjalimin e tij të para pak kohëve të titulluar “Përplasja e injorancës dhe ndikimi i saj në marrëdhëniet fetaro-politike muslimane” mbajtur në Universitetin e Shkencave Islame në Malajzi, e adreson këtë problem në konteksin e përplasjes së injorancës. Nocioni i përplasjes së së qytetërimeve i Samuel Huntingtonit, e ka fillesën nga Bernard Lewis, e që më pas është përshtatur nga akademikët, ligjbërësit dhe liderët fetarë për të shpjeguar periudhën pas sulmeve të 11 Shtatorit. Ky nocion është kritikuar duke u konsideruar shumë shtjeshtëzues dhe i përqendruar më shumë se sa duhet  te “Perëndimi” dhe “Islami”, duke konsideruar se burimi i vërtetë i konfliktit buron nga Islami. Ndërkohë, nocioni i përplasjes së injorancës na jep një shpjegim më të mirë të gjëndjes aktuale, e cila është në pjesën më të madhe pasojë e mungesës reciproke të ndërgjegjësimit në lidhje me besimin fetar, historinë dhe kulturën. Duhet pranuar se sot në pjesën më të madhe arsyejet e konflikteve janë pasojë e injorancës, e jo e dallimeve në vetvete.

Sipas Prof. Espositos, shqetësimi më i madh sot për sa i përket injorancës rreth Islamit është besimi se Islami është një fe militante, ose potencialisht militante; dhe se është i papërputhshëm me demokracinë, e se ai mund të minojë vlerat themelore të shoqërisë. Kjo ka çur në përceptimin se Islami është thelbësisht ndryshe, e për pasojë nuk mund të përshtatet paqësisht dhe në mënyrë progresive me modernitetin dhe një shoqëri të përzier.

Islamofobia është pasojë e dështimit për të kuptuar dinamikat ndërkulturore dhe mungesës së vullnetit për të ç’bërë dhe mësuar nga fillimi atë që dimë rreth Islamit.

Versioni i shtrembëruar i Islamit, i rrëmbyër nga ekstremistët, nuk duhet të merret si përfaqësim i pranueshëm i Islamit dhe i mbi 1.8 miliard muslimanëve në botë sot. Vrasjet për hir të nderit, terrorizmi dhe akte të tjera të dhunshme nuk janë në përputhje me mësimet e Islamit, i cili qaratësisht e ndalon teprimin në fe (shiko Suren Maide: 77). Ndër vlerat bazë të parimeve të Islamit është nderimi që i bën qënies njerëzore (Surja Isra:70) dhe mëshira që shfaq për të gjitha krijesat (Surja Anbija: 107).

Islamofobia është pasojë e dështimit për të kuptuar dinamikat ndërkulturore dhe mungesës së vullnetit për të ç’bërë dhe mësuar nga fillimi atë që dimë rreth Islamit. Pritshmëria që të gjithë të “jenë si ne” nuk funksionon në një shoqëri globale multikulturore. Respektimi i besimit dhe kulturës së të tjerëve është thelbësore për një bashkëjetesë të qëndrueshme. Një pjesë e rëndësishme e injorancës në kontekstin e Islamofobisë është mungesa e dëshirës për të kuptuar se shumica e muslimanëve janë paqedashës, të respektueshëm dhe qënie njerëzore, të cilat kanë jetën e tyre të përditshme.

Shërimi injorancës është dija. Rruga drejt së ardhmes është identifikimi i narrativave të gabuara brenda dhe jashtë komunitetit të muslimanëve. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Dr. Amr Abdalla në universitetin Addis Ababa, Instituti për Paqe dhe Studimin e Politikave të Sigurisë në vitin 2016,  narrativa për ditët e lavdishme të së kaluarës islame mund ti nxisë të rinjtë drejt militantizmit dhe dhunës, me bindjen se ata po përmbushin një detyrë fetare që do t’i rikthejë Islamit “lavdinë e humbur”. Kjo është në përputhje me atë që thotë Prof. Esposito në lidhje me kujdesin që muslimanët duhet të tregojnë kur “trajtojnë disa ideale sikur të ishin realitet”. Një shembull i kësaj është kuptimi i konceptit të “Umetit” që shkon përtej politikës dhe kombësisë. Një ideal i cili mund të mos jetë i përshtatshëm duke parë përbërjen aktuale të shteteve kombe. Po aq e rëndësishme është ndarja e komuniteteve muslimane, e cila duhet trajtuar me mirëkuptim reciprok, me mendje të hapur dhe respekt.

Është e rëndësishme që muslimanët të krijojnë një narrativë të re duke e paraqitur Sheriatin si kompast moral. Roli i liderëve fetarë është shumë i rëndësishëm në bashkimin, dhëniet e ideve konstruktive dhe në edukimin e muslimanëve dhe shërimin e injorancës që buron nga mosnjohja e dallimeve dhe e të përbashkëtave me kulturat dhe fetë e tjera. Brezi i ardhshëm i imamëve duhet trajnuar për t’u ballafaquar me sfidat e reja dhe për të qenë gati në ballë të dialogut për paqe dhe përpjekjeve të përbashkëta ndërkulturore. Ata që janë të interesuar të lexojnë më shumë mbi këtë teme, mund t’i referohen librave të shumtë të Prof. John L. Esposito në gjuhën angleze, siç janë “The Future of Islam”, “What Everyone Needs to Know About Islam” dhe “Who Speaks for Islam”.

Shënim redaksional: Faktorët që nxisin të rinjtë drejt militantizmit janë më komplekse se sa paraqitën nga autorët në këtë shkrim. Studimet e shumta tregojnë se janë kryesisht faktorët politikë dhe socio-ekonomikë ata që i nxisin disa individë apo grupe që t’i drejtohen dhunës si zgjidhja përfundimtare, e jo domosdoshmërisht narrativa të caktaura fetare, si ato që përmendin autorët. 

Mendimet e shprehura në artikull janë të autoreve dhe nuk përfaqësojnë politikën editoriale të Observer.al(perkthyesi)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne