Islamofobja Arbana Xharra sulmon Erdoganin: Po ju shpëlan trurin fëmijëve në Kosovë

Mësimet e fesë Islame nga fëmijët në Kosovë është parë si fenomen shqetësues nga Arbana Xharra, islamofobja që nuk ka lënë rast pa komentuar kundër fesë islame dhe presidentit Erdogan.

Me anë të një statusi në facebook, duke vendosur për të krahasuar dy foto të ndryshme Xharra sulmon sa herë që shkruan.

Në foton e parë janë disa fëmijë të cilët pozojnë më përshëndetje patriotike në mbështetje të forcave turke në operacionin “Burimi i Paqes” gjest ky që është bërë nga shumë dashamirës dhe mbështetës të këtij operacioni se ata janë në krah të ushtarëve. Në foton e dytë islamofobja Xharra vedos klubin e volejbollit të femrave të Klinës, KFV Dukagjini, duke ju drejtuar lexuesve të saj më pyetjen: Tani, zgjidhni ndërmjet këtyre dy modeleve aktive në Kosovë, duke e etiketuar foton e parë si modeli Erdogan dhe të dytën perëndimor.

Duhet theksuar fakti që Arbana Xharrës nuk i intereson gjendja aktuale e fëmijëve në kosovë, për të cilët shteti Turk ka investuar shumë në arsim dhe shëndetësi, por sulmon Erdoganin vetëm për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi siç e kemi thënë edhe më herët ajo nuk ka se çfarë tju thotë tjetër shqiptarëve.

Statusi në facebook i Arbana Xharra:

“Keto dy foto jane bere brenda dy ditesh ne Kosove. E para, shembull se si shperlahet truri i femijeve me Islamin Politik.
E dyta çikat e klubi te volejbollit te Klines, KVF. Dukagjini, me ta bo zemren mal.
Tash zgjedhni mes ketyre dy modeleve aktive ne Kosove: me Erdoganin ose me Perendimin!”

/GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne