Bota Featured Kultura

Islanda denoncon pushtimin izraelit kunder Palestines ne Eurovision

Islanda e ka shfrytëzuar Eurovisionin për të protestuar kundër okupimit izraelit të territoreve palestineze dhe shkeljen e të drejtave njerëzore të palestinezëve.

Në një moment kur grupi islandez “Hatari” mori pikë maksimale dhe kamera u fokusua tek anëtarët, ata kanë shpalosur simbolet e Palestinës perpara kamerave izraelite.

Regjia izraelite e largoi shpejt fokusin nga ky grup ndersa fanatiket izraelite qe ishin ne salle protestuan kunder islandezeve.

Edicioni i sivjetmë i Eurovisionit ka qenë ndër më kundërthënësit për shkak se është zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit, ndërsa ka pasur protesta të shumta për ta bojkotuar. Roger Waters i grupit Pink Floyd i ka apeluar kengetareve nga e gjithe bota qe ta bojkotojne festivalin e Eurovisionit i cili eshte mbajtur ne Izrael, duke i kerkuar komunitetit nderkombetar qe ta bojktoje Izraelin per shkak te krimeve qe ai ben kunder palestinezeve.

Por ne nje kohe qe vende servile sikur Shqiperia nuk kane guxuar qe te kundershtojne terrorin izraelit kunder Palestines, Islanda i dha nje shembull botes se qyteteruar, duke u solidalizuar me Palestinen e pushtuar dhe duke i thene jo pushtimit dhe vrasjeve izraelite.

Me poshte eshte videoja e grupit islandez Hatari i cili solidarizohet me Palestinen:

 

OPINIONE