Ismail Hanieh: Lartësitë Golan pjesë e pandarë e territorit të Sirisë

Kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas ka deklaruar se lartësitë Golan janë pjesë e pandarë e territorit të Sirisë.

Ismail Hanieh ditën e hënë duke reaguar ndaj vendimit të Donald Trump për njohjen zyrtare të lartësive Golan si pjesë e territorit të regjimit sionist tha: Shenjat e reja të Amerikës kundër rajonit janë të qarta dhe sot po sulmohet e drejta e Sirisë. Ismail Hanieh ndër të tjera shtoi se Amerika me të tilla veprime të njëanshme dhe të dhunshme në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshojë realitetin e historisë dhe të gjeografisë së Palestinës dhe të lartësive Golan që janë e drejtë e kombit sirian. Hanieh tha se lëvizja Hamas do të bëjë qëndresë përballë të gjitha imponimeve, padrejtësive dhe prirjeve hegjemoniste të Amerikës dhe do t’i qëndrojë pranë Sirisë. Ndër të tjera ai shtoi se Amerika me të tilla vendime ka shkelur normat dhe dispozitat ndërkombëtare si dhe konventat ndërkombëtare, veprim të cilin e ka bërë edhe kundrejt Kodit dhe të shpërngulurve palestinezë. Më 25 Mars Donald Trump në një konferencë të përbashkët shtypi me Beniamin Netanjahu deklaroi se Amerika njeh zyrtarisht lartësitë Golan si pjesë e territorit të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne