Ismail Hanije: Miratimi i rezolutës për Kudsin në AP të OKB, është fitore e së vërtetës

Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka thënë se miratimi i rezolutës rreth Kudsit të shenjtë në AP të OKB, është fitorja e së vërtetës, drejtësisë dhe historisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra politike e Hamas gjatë një deklarate të publikuar të enjten në mbrëmje në reagim ndaj miratimit të rezolutës në AP të OKB në mbështetje ndaj Kudsit të shenjtë, deklaroi: “Kjo rezolutë vërtetoi se gjuha e kërcënimit përball ligjit, nuk ka dobi dhe parimet janë më të fuqishme se interesat”. Sipas Ismail Hanije, vendet që votuan pro rezolutës së Kudsit në AP të OKB, reflektuan dëshirën e popujve liridashës kundër hegjemonisë së Amerikës dhe politikave të dhunshme të këtij vendi. Hanije gjithashtu kërkoi nga qeveria e Amerikës që ta respektojë vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe të anulojë vendimin e Trumop rreth Kodsit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne