Ismail Haniye: Marrëveshja e shekullit nuk mund të funksionojë më

Kryetari politik i Lëvizjes Islamike të Hamasit: Çështja palestineze përballet me shumë komplote, probleme dhe vështirësi. Por festat tona përmbajnë shumë lajme të mira për kombin palestinezë.

Në hutben e Kurban Bajramit në Gaza, kryetari politik i Lëvizjes Islamike të Hamasit, Ismail Haniye u shpreh kështu: Megjithëse çështja palestineze ballafaqohet me shumë komplote, probleme dhe vështirësi, festat tona përmbajnë shumë lajme të mira për kombin palestinez.

Haniye tha: Lajmet e mira po vijnë. Nuk do të zgjas shumë mbyllja e faqes së këtyre sanksioneve mizore të zbatuara kundër popullit të Gazës. Mosfunksionimi dhe rënia e marrëveshjes së shekullit është një shenjë e një lajmi të mirë për kombin palestinezë.

Në fjalimin e tij, ai shtoi se: Bllokada e Gazës do të përfundojë edhe pa ndonjë marrëveshje politike apo pa e pranuar marrëveshjen e shekullit dhe zgjidhja e situatës humanitare në Gaza do të marrë vendin e parë pa asnjë kosto politike. Ne nuk do të paguajmë asnjë tarifë politike për të hequr sanksionet. Kjo zgjidhje e bazuar në nivel kombëtar do të vendoset duke përdorur Rrjetin e Sigurisë Arabe për të siguruar garancitë e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

Lidhur me bisedimet në Kajro, ai u shpreh kështu: Delegacionet tona u përqëndruan në dy çështje: e para është shqyrtimi i dosjeve të brendshme me një pikëpamje të gjerë për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve dhe heqjen e sankisoneve, ndërsa e dyta, formimi i dialogut midis grupeve dhe vëllezërve egjiptianë në miratimin e pikave të ardhshme strategjike.

Udhëheqësi i Hamasit vazhdoi kështu: Ne jemi të vendosur për nevojën për pajtim kombëtar dhe besojmë se në mënyrë që kjo të realizohet, sanksionet kundër Gazës duhet të hiqen dhe pas zbatimit të marrëveshjes 2011, do të diskutojmë çështjen e themelimit të Qeverisë së Bashkimit Kombëtar.

Ai gjithashtu kërkoi përfundimin e konflikteve të brendshme si dhe kompletimin e përpjekjeve për çështjen e Palestinës dhe Jeruzalemit.

Burimi : T.News Agency / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne