Itali, i riu shqiptar u përjashtua nga ekskursioni me shkollën në Holandë, kërkon 400 mijë euro

Ai ishte përjashtuar nga një ekskursion shkollor në Amsterdam për shkak të notave të ulëta. Nga ky moment filloi të ndihej i diskriminuar marrëdhëniet me institutin rezultuan në një seri peripecish dhe kontrastesh që e çuan atë të dëbohej nga shkolla e mesme “Città di Piero della Francesca” në Sansepolcro (Arezzo). Atëherë ishte vetëm 20 vjeç.

Sot, dymbëdhjetë vjet më vonë, Endri Begaj, me origjinë nga Shqipëria, kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim, raporton “Corriere di Arezzo”.

Me mbështetjen e avokatit, Gabriele Magrini, ata e kanë çuar çështjen në gjykatën e Apelit në Firence, por gjykatësi vendosën që çështja të gjykohej nga gjykata civile dhe jo administrative. Seanca e parë do të mbahet në vitin 2020.

Ndërkohë shkolla dhe ministria duhet të paguajnë tarifa ligjore. Në shtetin fqinj është folur shumë për “çështjen e Sansepolcro” dhe historia madje përfundoi në Romë, ku u organizua një pyetje e veçantë parlamentare për të sqaruar faktet.

Klasa në të cilën bënte pjesë i riu shqiptar ndërmori një udhëtim në kryeqytetin holandez, Amsterdam. Ai nuk u mor në ekskursion duke e motivuar vendimin që të rrinte në shtëpi të studionte për të rimarrë lëndët ku ai ishte dobët.

Më pas, administrata e shkollës nuk pranoi të rihapte dyert e saj për të riun shqiptar Tani shtrohet pyetja: a ishte shkelur në të vërtetë një e drejtë kushtetuese? Gjykatësit e zakonshëm civilë do të vendosin përfundimisht për këtë rast./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne