Itali, kapen 8 shqiptarë në aeroport/ Udhëtonin drejt Kanadasë me dokumente false

Tetë shqiptarë janë arrestuar me bileta dhe dokumenta false në aeroportin e Malpensas në Milano, ndërsa po përpiqeshin të udhëtonin drejt Kanadasë.

Shqiptarët, sipas mediave, do të udhëtonin nga Malpensa drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës dhe më pas drejt Kanadasë. Ato u bllokuan në momentin e fundit nga policia kufitare.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e shkuar.

Të gjithë shqiptarët mësohet se kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.

LEXO EDHE  BB: Ngadalësohet ritmi i rritjes ekonomike në Shqipëri, duhet transparencë për PPP

Pasi janë paraqitur në pikën e kontrollit ata janë prezantuar me dokumente dhe biletën e imbarkimit nga Tirana. Pasi kanë kaluar portën e imbarkimit për udhëtimet direkte në Londër dhe Dublin aty janë pikasur me dokumente dhe bileta false.

Ndërkohë që një tjetër shqiptar po në fundjavë u kap duke tentuar të kalojë me dokumente false në perëndim./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne