Itali, kërkohet ndalimi i kroçereve në kanalin Giudecca të Venecias

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, pas aksidentit në kanalin Giudecca në Venecia, ka kërkuar ndalimin e lundrimit të kroçereve, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët italianë të nivelit të lartë menjëherë kërkuan sjelljen e vendimit për ndalimin e kroçereve që të lundrojnë në kanalin Giudecca në Venecia, pasi që një anije kroçere që humbi kontrollin u përplas në port dhe në një anije turistike.

Pamjet ku mund të shihet aksidenti i kroçerit MSC Opera, u publikuan në rrjetet sociale ndërsa ministri Toninelli tha se “aksidenti i sotëm në portin e Venecias tregon se kroçeret nuk duhet lejuar të lundrojnë përmes kanalit Giudecca”.

MSC Opera i prodhuar në vitin 2004 mund të mbajë 2.675 udhëtarë në 1.071 kabina. Sipas orarit, kroçeri u largua nga Venecia më 26 maj dhe para se të kthehej në Venecia vizitoi Malin e Zi dhe Greqinë.

Të paktën pesë persona u plagosën në aksidentin që ndodhi në Venecia./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne