Bota

Itali, neonazistët e CasaPound në qeveri me Lega Nord

A member of Casapound far-right organization wears a mask in the colours of the Italian flag before a demonstration organised by "People from pitchfork movement" to protest against economic insecurity and the government in downtown Rome December 18, 2013. Italy's "pitchfork" protests spread to Rome on Thursday when hundreds of students clashed with police and threw firecrackers outside a university where government ministers were attending a conference. REUTERS/Yara Nardi (ITALY - Tags: POLITICS CIVIL UNREST)

Vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të 4 marsit në Itali, pasiguria për të formuar një qeveri të shumicës mbetet rezultati i vetëm “parashikueshëm”. Partitë më të mëdha politike dhe aleancat e krijuara tashmë kërkojnë rrugëdalje në fraksione të tjera, në tentativë për të arritur një marrëveshje programore për bashkëpunimin qeveritar.

Edhe pse mundësia e një marrëveshje të tillë perceptohet si diçka e natyrshme, propozimi dhe mbështetje e papritur e ofruar për Lega Nord, nga neo-nazistët e CasaPound kanë krijuar frikë në shtypin e vendit dhe një pjesë të madhe të shoqërisë.

“Nëse ka një mundësi për të ngritur një qeveri kombëtare sovrane që do të na nxjerrë jashtë nga euro dhe BE dhe do të ndalojë migrimin(tri pikat kryesore të programit tonë), ne jemi të gatshëm për të mbështetur një qeveri të udhëhequr nga lideri iLega Nord, Matteo Salvini”– tha për Radio24 kandidati kryesor i CasaPound, Simone Di Stefano. Kjo, natyrisht, do të ndodhë nëse partia neo-naziste arrin 3% dhe do të hyjë në parlament.

Në të vërtetë Di Stefano, shkon edhe më tej, duke e vendosur dhe kushtet për të mbështetur një qeveri të tillë.  “Duhet të jetë një qeveri që nuk do të ketë kryeministër Presidentin e tanishëm të Parlamentit Europian, Antonio Taiani dhe Ministër të  Financave Renato Brouneta-n, dy të zgjedhur të Silvio Berlusconit, por duhet të ketë kryeministër vetë Salvinin dhe ministër të Financave, profesorin e Ekonomisë dhe anëtarin e Lega Alberto Baniai”-shtoi ai.

Ky propozim ka provokuar indinjatën dhe kritikën e një pjese të madhe të botës politike. Megjithatë, vetë Salvini nuk u nxituan të përjashtojë një bashkëpunim me neonazistët. “Unë merren me Lega Nord dhe qendrën e djathtë dhe po punoj që italianët të zgjedhin një qeveri të qendrës së djathtë me drejtimin e Lega Nord”-tha Salvini. Euroskepticizmi, sovraniteti, deportimi i të paktën 500.000 emigrantëve, janë thelbi i fushatës zgjedhore të Salvinit. Drejtori de facto i Qendrës së Djathtë, Silvio Berluskoni, është i heshtur. Sidomos kur ka për të organizuar tubimin më të madh elektoral në prag të fundit të fushatës, ky nuk do ishte reagimi më i mirë.

OPINIONE