Bota

Itali, sërish gjendje alarmante në Venecia

Venecia po përgatitet për më shumë reshje shiu, pas përmbytjeve të mëdha që nxitën një thirrje ndërkombëtare për kontribute.

Meteorologët parashikojnë mot më të stuhishëm, ndërsa shkollat, që në Itali janë të hapura, edhe ditën e shtunë do të qëndrojnë të mbyllura në zonën lagunare.

Pavarësisht kësaj, shumë muze dhe vende turistike do të hapen përsëri për publikun, duke përfshirë edhe Palazzo Duchale.

Sipas bashkisë së qytetit, niveli i ujit është rreth 120 centimetra mbi nivelin normal të detit.

Në këtë nivel, sheshi “Shën Marku”, ku ndodhet dhe Palazzo Duchale mbetet i përmbytur, pasi është pika më e ulët e Venecias.

Megjithatë, niveli i ujit ka rënë ndjeshëm krahasuar me të martën,187 centimetra, që nënkuptonte se pothuajse i gjithë qyteti, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, u përmbyt.

Kjo ishte përmbytja më e madhe e Venecias në mbi 50 vitet e fundit./ATSH

OPINIONE