Itali – Sulm ndaj Drejtorisë së Policisë në Trieste, vriten 2 policë

Në qytetin Trieste të Italisë, si pasojë e zjarrit të hapur përpara ndërtesës së Drejtorisë së Policisë, humbën jetën 2 efektiva të policisë.

Në qytetet, rreth orës 17.00 me orën lokale të ditës së premte, u hap zjarr përpara ndërtesës së Drejtorisë së Policisë.

Sipas lajmeve në median italiane, sipas përcaktimeve të para, humbën jetën 2 policë, të cilët ishin plagosur rëndë.

Bëhet e ditur se sulmuesit ishin hajdutë që ishin çuar në polici për tu arrestuar dhe në tentativën për tu arratisur kishin marrë armën e policëve që ishin duke i shoqëruar.

Për shkak të ngjarjes u morën masa sigurie dhe u mbyll Drejtoria e Policisë së Triestes.

Kryetari i Bashkisë së Triestes, Roberto Di Piazza shpalli një ditë zie në qytet.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, dhe lideri i Lëvizjes 5 Yje, Luigi Di Maio, në postimin e bërë nëpër medias sociale Twitter shkroi: “Jam pranë qeverisë me familjeve të dy oficerëve të policisë që humbën jetën sot në Trieste ndërsa kryenin me guxim punën e tyre. Kush sulmon forcat e policisë, sulmon shtetin dhe secilin prej nesh”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne