Italia i fal ushtrisë shqiptare 5 mijë pushkë, prodhim i vjetër

Qeveria italiane do ti falë ushtrisë shqiptare 5000 pushkë automatike, sulmuese, tip “Beretta AR 70/90”.

Qeveria italiane ka filluar procesin për të transferuar falas në Shqipëri këtë lloj armatimi të prodhuar nga “Beretta” në vitin 1990 dhe që konsiderohet si “i vjetruar” për forcat e armatosura italiane.

Që nga viti 2010, ushtria italiane është duke zëvendësuar këtë lloj armatimi me pushkë të tipi “ARX-160”.

Sipas raportit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes aneksuar dekretit, ky armatim i falet Shqipërisë, “me qëllim për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira bilaterale që ekzistojnë mes dy vendeve”.

Së bashku me pushkët “Beretta AR 70/90”, Italia synon ti falë ushtrisë shqiptare edhe dy automjete të tipit “IVECO Lince”.

Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne