Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria e Katanias për ish ministrin Saimir Tahiri në lidhje me dosjen ‘Habilaj’. Përmes një postimi në Facebook, Strazimiri rendit disa ‘prova’ që sipas tij nuk janë vënë në dispozicion të shtetit italian në kuadër të hetimeve.
Sipas deputetit demokrat, Audi “AA 003 GB i ish ministrit nuk është vënë në dispozicion të ‘Habilajve duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive.
Statusi i plotë:
Faleminderit Italisë! Ajo e bëri të sajën!!!!???
– Audi “AA 003 GB”, nuk i është vënë në dispozicion bandës duke shkelur ligjin italian të deklarimit të pasurive, por çdo ligj shqiptar, moral e të shkruar!
– Arrestimi i komisar Dritan Zaganit për t’i hapur rrugë bandës, siç e kërkoi banda, sepse Zagani po ndiqte bandën, nuk është bërë nën juridiksionin italian, por nën atë shqiptar.
– Diamantet, byzylykët, skafet e jahtet e paguara nga banda, janë bërë në këmbim të mburojës ndaj policisë shqiptare, në shkelje të ligjeve shqiptare, nën juridiksionin shqiptar, jo nën atë italian!
– Organizimi, përkrahja mbrojtja e bandave kriminale për të mbjellë 217 mijë hektarë me drogë, e më tej mbështetja me polici për ta përpunuar, magazinuar e transportuar, është kryer në territorin shqiptar jo në atë italian, në shkelje të ligjeve shqiptare, jo të atyre italiane.
Dhe në fund,
– me të paktën 5 milionë euro të paguara nga banda për fushatë elektorale janë blerë vota shqiptarësh, jo italianësh, janë grabitur zgjedhjet në Shqipëri, jo në Itali!
Italia të jep rezultatet e ndjekjes 4 vjeçare të bandës, kryer me paratë e taksapaguesve italianë, nga policë italiane, përmes provave, përgjimeve e hetimeve, dhe të thotë “ja ku i ke, VEPRO!!!”
Italia nuk ka asnjë arsye as ligjore e as interesi, të shtojë një hale’ më shumë për të mbajtur me bukë në burgjet e saj….
Shqipëria PO! Haletë e Shqipërisë janë rrugëve, bredhin me kalë, japin mend dhe urdhra jo vetëm në emër të qeverisë, por edhe të … prokurisë!
Haletë e Shqipërisë po përgatisin një të ardhme “të ndritur” për fëmijën tënd, në vendin ku ligjin e bën “Xhuxhi”, ” qorri”, “Gonia” e “Baballa”!!!
KAQ!
Burimi: BalkanWeb