Italia, minë me sahat për financat europiane

Situata ekonomike në Itali konsiderohet tejet e brishtë dhe një kërcënim serioz për Eurozonën. Sipas gazetës gjermane “Der Spiegel”  ndryshe nga Greqia, Italia mund të mbështetet maksimumi 1 deri në 2 vite në mekanizmin e shpëtimit evropian.

Pastaj euro në mënyrë të pashmangshme do të shkojë drejt në një krize që do të kërcënonte ekzistencën, e bankave dhe institucioneve financiare në mbarë botën.
Nëse Greqia ishte “bombë artizanale”, Italia është “bombë atomike “, shkruan revista gjermane.

“Përveç kësaj,” vazhdon revista gjermane, Greqia ishte një vend i varfër në prag të falimentimit, që kishte nevojë për ndihmë urgjente. italianët shpenzojnë më shumë se gjermanët dhe janë shumë më të pasuri se qytetarët e Letonisë apo Sllovakisë, të cilëve u kërkohet për të mbajtur mbi supe barrën e një reformës tatimore, nga e cila kryesisht do të përfitojnë italianët më të pasur.

Në qoftë se më në fund qeveria e re italiane do të marrë atë që dëshiron, do të krijojë një formë tejet tinëzare të transferimit të burimeve në Evropë, nga më të varfrit tek me pasurit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne