Italia nderon heroin rus

Në qytetin italian Vagli Sotto këtë muaj është hapur një monument në nder të oficerit rus Aleksandër Prohorenko, i cili humbi jetën në mars 2016 gjatë kryerjes së misionit të tij ushtarak në Siri. Aleksandri ka qenë zbulues ushtarak dhe e kishte për detyrë identifikimin e vendndodhjes së forcave terroriste dhe drejtimin e sulmeve të aviacionit rus kundër xhihadistëve. Më 17 mars 2016, pasi ishte rrethuar totalisht nga militantët e ISIS-it, mori vendimin për të kërkuar një sulm ajror te pozicioni i tij, pra tërhoqi zjarrin nga vetja, duke shmangur kapjen nga terroristët. Ky sulm vrau si Aleksandrin, ashtu edhe xhihadistët që e kishin rrethuar.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e ka dekoruar Aleksandër Prohorenkon me titullin “Hero i Rusisë” pas vdekjes.

Gjatë ceremonisë së përurimit të monumentit Kryetari i Bashkisë së Vagli Sotto Mario Puglia u shpreh se “është shumë e drejtë që t’i japim nderimet ushtarit, i cili dha jetën e tij për të gjithë njerëzit, meqë “Shteti Islamik” është një rrezik i përbashkët”. Z. Puglia theksoi gjithashtu që Italia mbështet politikën e Rusisë kundër ISIS-it.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne