Italia po bie në duart e fashistëve

nga Rula Jebreal.

Italia, atdheu im prej çerek shekulli – vendi i Mikelanxhelos dhe Galileos, Verdit dhe Pucinit, Bertolucit dhe Pasolinit, Primo Levit dhe Elena Ferrantes – sot ёshtё mbushur me veprime tё dhunshme të cilat kёrcёnojnë të shkatërrojnë çdo gjё për të cilën ky vend admirohet. Nё vitin 1993 erdha nё Bolonja si njё studente, me shpresёn pёr tё lёnё pas konfliktin e pёrjetshёm me tё cilin isha pёrballur si njё qytetare Palestineze nё Izrael.

Ishte “qyteti i ndritshёm mbi kodёr.” Qё nga gёrmadhat e njё partie fashiste tё ashpёr, Italia ёshtё transformuar nё njё demokraci tё suksesshme, tё denjё pёr njё Europё pёrparimtare, aftёsia e sё cilёs pёr të zgjidhur konfliktet, mё frymёzoi edhe mua. E bёra shtёpinё time kёtu, u bёra nёnshtetase dhe nёna e njё fёmije italian – dhe njё nga tё paktat moderatore tё huaja nё historinё e vendit.

Por ende sot, pavarёsisht se kam jetuar nё Itali pёr 24 vjet, kur shfaqem nё televizionin Italian pёr tё diskutuar mbi emigracionin dhe tё drejtat e minoriteteve, marr mё shumё kёrcёnime me vdekje dhe pёrdhunim sesa kur dal nё CNN pёr tё denoncuar racizmin e Presidentit Trump.

Dhe kёto kёrcёnime do tё shtohen pёr ne tё cilёt konsiderohemi si “rracë jo e pastër” nga partia politike qё pritet tё fitojё pushtetin nё zgjedhjet e pёrgjithshmё tё muajit tё ardhshёm.

Mateo Salvini, drejtuesi i sё djathёs ekstreme “Liga e Veriut”, ka deklaruar se Partia Demokratike po e pёrmbyt vendin me emigrantё qё po zёvendёsojnё punёtorёt Italianё, duke e kthyer kёshtu vendin nё njё kamp tё madh refugjatёsh. Ai thotё se emigrantёt sjellin drogё, krim dhe dhunё. Fundjavёn e kaluar ky fjalim solli njё sulm terrorist nё Macareta, nё qendёr tё Italisё. Njё person i armatosur me emrin Luka Traini, 28 vjec, kandidat pёr Ligёn e Veriut nё zgjedhjet lokale tё vitit tё shkuar, qёlloi me furi nga makina e tij duke pasur nё shёnjestёr njerёzit me ngjyrё. Gjashtё persona u plagosёn para se Traini tё arrestohej, duke dhёnё pёrshёndetjen fashiste ndёrkohё qё policia po e largonte nga vendi i ngjarjes. Nё shtёpinё e tij, policia gjeti njё kopje tё librit “Mein Kampf” tё Hitlerit dhe njё flamur me kryqin Kelt, simbol ky i pёrdorur shpesh nga partitё e ekstremit tё djathtё.

Por ajo që ёshtё mё shqetёsuese nga episodi nё Mecarata ёshtё se sa popullore janё pikёpamjet e Trainit. Liga e Veriut ka formuar njё koalicion me njё parti tjetёr tё djathё dhe kundёr emigracionit, “Vёllezёrit e Italisё”, gjithashtu edhe me ish-kryeministrin famёkeq, Silvio Berluskoni. Ky bllok parashikohet tё fitojё zgjedhjet e Marsit. Berluskoni dhe aleatёt e tij kanё inkurajuar pёr vite me rradhё urrejtje kundёr tё huajve, duke i demonizuar dhe duke i vёnё nё qёndёr tё episondeve tё dhunshme.

Berluskoni, njё manjat televiziv i cili e ka quajtur islamin “njё fe inferiore”, pёrdor lidhjet e tij pёr tё promovuar frikё dhe urrejtje ndaj tё huajve. “Kanali 4”, i tij, transmeton njё emision tё quajtur “Shtylla e Pestё” qё raporton krime tё kryera nga emigratёt. Kur fola nё “Piazza Pulita”, njё emision nga “Kanali 7”, nё favor tё njё ligji qё u jep fёmijёvё tё emigratёve nёnshtetёsi nёse lindin nё Itali – sic ndodh rёndomё nё demokracitё perёndimore – gazeta e famshme e Berluskonit “Il Giornale” publikoi fotografinё time nё faqen e parё me mbishkrimin “Talebane”. Do tё më bënte për të qeshur,  nёse nuk do tё ishte kaq shqetёsuese. Italia dёrgoi trupa pёr t’iu bashkuar misionit tё Natos nё Afganistan; t’a quash dikё Taleban do tё thotё t’a konsiderosh njё armik tё cilin duhet t’a luftosh me dhunё.

Axhenda politike e koalicionit tё mbёshtetur nga Berluskoni ёshtё kategorikisht kundёr emigrantёve, duke mbrojtur atё qё ata e quajnё “rracё e pastёr”. Njё nga kandidatёt e tyre, Attilio Fontana, ka thёnё se tё gjithё emigratёt rrezikojnё mbijetesёn e “rracёs sё bardhё”. Ai ёshtё mburur edhe nё gazetёn kryesore, “Corriere della Sera”, se pikёpamjet e tij raciste i’a kanё rritur popullaritetin edhe mё shumё.

Nё vend qё tё solidarizohej me personat e shёnjestruar nё sulmin e Maracetas, Berluskoni i bёri ata fajtorё. Emigratёt ishin njё “ njё bomё gati pёr tё shpёrthyer” paralajmёroi ai, duke premtuar se nёse zgjidhet, do tё deportojё 600 mije nga 630 mijё emigratёt nё Itali.

Partneri i tij nё koalicion, Salvini duket se u pёrpoq tё justifikojё Trainin, duke ia vёnё fajin politikanёve tё majtё tё cilёt e “mbushёn Italinё me emigrantё”. Nё fakt, motivet e Trainit duket se janё nё njё vijё me udhёheqёsin e partisё sё tij: ai nuk qёlloi vetёm drejt emigratёve por edhe drejt zyrave lokale tё Partisё Demokratike.

Fashizmi ёshtё shёndoshё e mirё nё Itali dhe po forcohet dita ditёs. Traini mund tё ketё tёrhequr kёmbёzёn, por breshёria e plumbave u frymёzua nga politikanёt e djathtё, tё drejtuar nga Berluskoni, tё cilёt mundohen tё mbulojnё dёshtimet e tyre duke shkaktuar urrejtje.

Sulmi nё Macerata nuk ёshtё i papritur. Ёshtё produkt i njё diskursi politik racist qё sa vjen dhe shtohet dhe po shndёrron njё kulturё tё hapur, nё njё çorbё tё helmuar nga frika dhe urrejtja.

Arrivederci, vendi im i dashur!

Shkruar nga Rula Jebreal për “The Guardian

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne