Shqiperia

Iu kap nipi me 800 mijë euro shefi i RENEA-s: Të përgjigjet për çfarë ka kryer

Biznesmenit Orest Lefter Sota iu sekuestuan tre ditë më parë në Elbasan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe një në emër të gruas së tij, Fatlinda Berisha. Orest Sota, 25-vjeç, është djali i biznesmenit Lefter Sota nga Vlora dhe nipi i komandantit të RENEA-s, Vasillaq Sota.

I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, komandanti i RENEA, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulme të funksionit të tij.

“S’mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë grandë në polici e kam marrë me gjak dhe s’ma ka dhënë nipi”, ka pohuar Sota.

I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s ka pohuar se askush nuk e ka informuar.

OPINIONE