Iu vodhi 300 MILIONË lekë komunitetit rom/ I dënuari frymëzon qytetarët në Gjirokastër

Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin përballë varrezave të dëshmorëve te qytetit te Gjirokastres. Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Mungonte Vangjel Tavo e Zamira Rami, por jo ish-ministri Spiro Ksera, i dënuar për korrupsion dhe abuzim me fondet. Ksera bëri burg për rreth 300 milionë lekë të vjedhura nga buxheti i Ministrisë së Punës, para këto të destinuara për komunitetin rom.

Njësoj si në të gjithë eventet e tjera të PD-së, Ksera kishte dalë në shesh bashkë me simpatizantë të tjere të Partisë Demokratike. Protestuesit bënë thirrje kundër qeverisë dhe kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre zgjidhja e vetme mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti. Më 16 shkurt opozita do të organizojë protestën e madhe në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne