Iu vuri zjarrin shkurreve, asfiskohet e ndërron jetë 79-vjecari në Mat

Një i moshuar 79 vjec në fshatin Bujkë të Bashkisë së Matit, i ka vendosur flakën shkurreve, pa menduar pasojat që do të kishte ky veprim.

79 vjecari për pasojë është asfiksuar nga tymi, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë.

Viktimë mësohet se është shtetasi H.K, banues në qytetin e Burrelit.

I moshuari ka ndezur një zjarr për të pastruar tokën e tij. Si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur një banesë. Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuar u asfiksua e ndërroi jetë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Haziz Kuka. Policia e Qarkut Dibër informon qytetarët që të tregojnë përgjegjësi e të mos djegin shkurret e pyjet. Policia Dibër shprehet se qyterarët duhet tëg mos kryejnë pastrime të tokave me zjarr./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne