Izetbegoviç: Presidenti Erdogan një lider i madh, pritej nga myslimanët prej shumë kohësh

Kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç, deklaroi të shtunën se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan, është një lider i madh, që pritej me padurim nga myslimanët prej një kohe të gjatë, prandaj edhe nuk e duan fort në Perëndim.

I pranishëm në një program në Sarajevë, organizuar nga Forumi Rinor i Partisë së Aksionit Demokratik (SDA) të udhëhequr prej tij, Izetbegoviçi u prononcua në lidhje me vizitën që Erdogani do të realizojë në Bosnjë-Hercegovinë, më datë 20 maj.

Ai njoftoi se gjatë takimit me presidentin turk, në kuadër të vizitës së tij pas rreth një jave, do të marrin në shqyrtim autostradën Sarajevë-Beograd, një projekt i mbështetur nga Turqia që do të lidhë me njeri-tjetrin kryeqytet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.

Erdogani – vijoi lideri boshnjak – është një mik i madh i Bosnjë-Hercegovinës; por mikun tonë nuk e duan fort në Perëndim, sepse ai është një lider i madh, që pritej me padurim nga myslimanët prej shumë kohësh.

“Perëndimorët nuk i shqetësojnë myslimanët, që ata s’i konsiderojnë rivalë të tyre. Mirëpo kur bëhet fjalë për zhvillim ekonomik, ata i shqetëson një njeri që brenda një dekade e ngriti shtetin e tij nga vendi i 20-të në të 10-tin, ndërtoi aeroportin më të madh në botë, mbajti mbi supe barrën e luftës civile, terrorizmit dhe të gjitha luftërave që po zhvillohen përreth kufijve të tij, si dhe u hapi portat mbi 3 milionë refugjatëve”, vlerësoi mes të tjerash kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës.

Izetbegoviç theksoi se njerëzit me komplekse, që nuk e duan Erdoganin, s’mungojnë as në Bosnjë-Hercegovinë.

“Ne do t’i dëshmojmë Erdoganit se ka gjithashtu miq dhe njerëz që krenohen me të”, përfundoi ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne