Izolimi Për Shkak të Besimit

Nga Bujar Hysa
بسم هللا الرحمن الرحيم
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mshirëplotit!

Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Sunduesit të Botëve, Krijuesit të Qiejve dhe të Tokës! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të
Dërguarin e Allahut صلى الله عليه وسلم i cili ishte vula e të gjithë Profetëve!

Të nderuar besimtarë, ju përshëndes me përshëndetjen Islame – paqja
dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ju!
Vëllezër, pasi fala dy rekatë namaz istihare, desha t’ju tregoj pse pikërisht izolimi u inagurua me dy muslimanë.

Me datë 01.08.2020 ishte ditë Bajrami për ata të cilët ndjekin rrugën Profetike në fillimin dhe mbarimin e muajit. Ditën e festimit, armiqtë e Islamit dhe muslimanëve planifikuan të bënin inagurimin e “41 Biz” edhe pse në media është thënë që në burgun e Peqinit ka një vit që ka filluar ky regjim (për ta çuar njeriun
drejtë shkatërrimit të tij fizik, apo për ata që nuk janë muslimanë, për t’i çuar deri në çmenduri).
Po gëzonim (festën) me vëllezërit, ndërsa vëllai jonë Abdurr-Rrahimi po lexonte Librin e Allahut, ishte ora 12:30 kur në derën e dhomës tonë
shfaqet një oficer policie dhe dy policë të tjerë. Menjëherë futen brenda dhe i thonë hoxhës që të marrë disa ndërresa dhe të bëhet gati se do të shkonte me ta për të komunikuar një shkresë që kishte ardhur nga ministria.

Unë i’u drejtova me të butë dhe mirësjellje duke i thënë se, ‘a është e mundur vetëm gjysëm ore sa të hanim drekën e Bajramit bashkë me
hoxhën’, por përgjigjja erdhi e prerë, “Në asnjë mënyrë!”

Atëherë unë, Ebu Usama, i’u ktheva këtij të padrejtit duke i thënë, “A me
hoxhën tonë do ta inaguroni 41 Bis?” Ai më tha, “Kemi sjellë edhe një tjetër nga burgu i Burrelit”. Ai mendoi se unë nuk e njihja atë, menjëherë
i’u përgjigja duke i thënë se, ‘edhe ai është vëllai jonë musliman!’ (bëhetfjalë për Arbion Alikon; Allahu i ruajtë të dy vëllezërit atje ku i kanë izoluar)
Fillova duke i bërë disa pyetje oficerit, “A mos ke dëgjuar që AbdurrRrahim Balla ka marrë pjesë në bandën e Cerrikut, në bandën e Lushnjës,
në bandën e Qaf-gjashtës?!”Ai mu përgjigj, “O Bujar, unë thjesht po zbatoj
urdhërin për ta marrë atë nga dhoma, deri në izolim!” Unë i thashë se, ‘E kam të qartë sepse edhe ministria është urdhëruar për ta firmosur këtë padrejtësi ndaj hoxhës tonë!’

Në bisedë e sipër i thashë se dhe ai ishte pjesë e padrejtësisë që po i bëhet hoxhës tonë. Pse pikërisht ata zgjodhën ditën e Bajramit? Ata zgjodhën këtë ditë sepse ata bëjnë plane natë e ditë se kur është më mirë për t’i goditur muslimanët. Kështu që ata e arritën planin e përcaktuar “Godite atë kur ai është në gëzim!”
Pse ata, në burgun e Peqinit me kapacitet prej 600 të dënuarish me krime të rënda në kurriz, pse nuk e filluan me ta?

Ata e dinë shumë mirë se hoxha nuk ka bërë asnjë krim dhe “krimi”i vetëm i tij është se pse thotë, “Zoti im është Allahu!”
Për armiqtë e Islamit, t’u mësosh njerëzve të Vërtetën është krimi më i madh ndaj njerëzimit. Ata e dinë shumë mirë se hoxha jonë është njeri i qetë dhe se nuk është ngatërruar me asnjë të burgosur gjatë këtyre 6 vite e
gjysëm. Ata janë të informuar shumë mirë se hoxha jonë ka luajtur një rol shumë pozitiv që vëllezërit jashtë apo qoftë edhe në burg të mos marrin veprime që që bien ndesh me parimet bazë të Islamit.

Gjatë qëndrimit tonë në burg, na kanë sjellë njerëz të infiltruar që hiqen si muslimanë dhe i bënin hoxhës lloj-lloj pyetjesh për ta futur në kurth.
Mirëpo hoxha me mirësinë e Allahut ishte shumë i qetë në përgjigjjet që
jepte sepse i bazonte ato në Kur’an dhe Sunnet.
Vëllezër, këto që po jua them janë të vërteta, unë kam qenë vetë aty, ky
personi që pyeste insistonte që hoxha të jepte përgjigjjen që dëshironin
ata. Atëherë lind pyetja, kur shteti i din të gjitha këto, pse e izoluan
hoxhën që të mos shohë fëmijët e tij për një vit?!Përgjigjja është e thjeshtë: Ata nuk duan që të thuhet e Vërteta dhe e dyta, duan të na e bëjnë shembull ne që të frikësohen të tjerët. A duhet të shqetësohemi ne pse ata po na mundojnë? Jo! Ne e dimë shumë mirë që
në Fenë Islame do të ketë mundime deri edhe në vrasje, sepse këtë na e ka treguar Allahu në Librin e Tij, ku thotë (kuptimi i Fjalëve të Tij):
“E sa pejgamberë pati që së bashku me ata luftuan turma të mëdha besimtarësh, dhe për atë që i goditi në Rrugën e Allahut, ata nuk u
dobësuan dhe as nuk u përkulën. Allahu i do besimtarët!”

Gjithashtu thotë Allahu (kuptimi i Fjalëve të Tij):
“Ju patjetër do të sprovoheni si në pasurinë tuaj, si në veten tuaj, madje
do të dëgjoni ofendime të shumta prej atyre që ju është dhënë libri para
jush, e edhe prej idhujtarëve, por, në qoftë se duroni dhe ruheni, ajo është
gjëja më vendimtare!”
Ndërsa mundimet që u janë bërë Profetëve të Allahut dhe ndjekësve të
tyre janë të shumta, po përmend dy prej tyre. Tregon Abdullah ibn
Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) i cili thotë: “Sikur po e shoh
Profetin صلى الله عليه وسلم duke na treguar për një nga Profetët e Allahut (paqja e Allahut
qoftë mbi të gjithë ata), ku populli i tij e kishin përgjakur, e ai fshinte
gjakun me dorën e tij dhe thoshte: “O Zoti im! Fale popullin tim ngase ata
nuk dinë!”

Gjithashtu një ngjarje që i ka ndodhur të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم” :Një ditë
Profeti صلى الله عليه وسلم po ndante plaçkën e luftës dhe njëri nga njerëzit e paditur tha,
“Ndarje jo e drejtë që nuk kërkohet me të kënaqësia e Allahut!” Kjo thënie
e këtij beduini i arriti në vesh të Dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم dhe tha: “Allahu e
mëshiroftë vëllain tim Musën, i cili u mundua më shumë se kaq dhe bëri durim!”

Vëllezër muslimanë, ata me këtë izolim të hoxhës tonë kanë për qëllim dëmtimin e tij dhe të familjes së tij në mënyrë që të përçojnë edhe tek të tjerët frikën që duhet të kenë ndaj shtetit. Unë mendoj se izolimi i vëllait tonë ka edhe një qëllim tjetër dhe ky është më kryesori: Izolimi i dijes së tij dhe kjo është më e rëndë se ta ndash nga të afërmit e tij!Ata (armiqtë) e dinë shumë mirë se vëllai jonë gjatë këtyre 6 vite e gjysëm
u ka dhënë përgjigjje shumë pyetjeve që kanë drejtuar njerëzit nga jashtë.

Hoxha me vullnetin e Allahut dhe me fuqinë e Tij ka bërë një punë shumë të madhe duke sqaruar nëpërmjet telefonit shumë çështje fetare. Allahu e ruajtë atje ku është bashkë me vëllain tjetër, Arbion Alikon,(besimtarin e palëkundur,e them këtë ngase kam jetuar me të në burgun 302 në Tiranë; Allahu e bëftë të qëndrueshëm deri ne vdekje)!
Vëllezërit e mi, ne jemi të dobët dhe ata (armiqtë) veprojnë me ne në këtë menyrë dhe ne do të vazhdojmë të durojmë ashtu siç veproi i Dërguari i
!صلى الله عليه وسلم Allahut
Profeti i Allahut صلى الله عليه وسلم u mundua shumë në Mekë deri sa përfundimisht e
lëshoi Mekën dhe u vendos në Medinë. Kujtoni në Hudejbije, ai ishte me 1400 shokë që e donin vdekjen në Rrugë të Allahut më shumë se jetën e kësaj dunjaje, e prapë se prapë i’u tha shokëve që të pranonin marrëveshjen dhe pas dy viteve erdhi fitorja.

Vëllezër të nderuar, çdo veprim i nxituar që bie ndesh me rrugën e
Profetit صلى الله عليه وسلم është i destinuar për të dështuar!

Çfarë përfitojmë nga kjo sprovë?
Së pari: Kuptuam se armiqtë e Islamit e shfaqën haptas urrejtjen që kanë
ndaj muslimanëve dhe kush nuk e kupton këtë me këtë që bënë ata (armiqtë) me hoxhën dhe vëllain tjetër, atij i themi: Allahu ta ndricoftë mendjen dhe të udhëzoftë tek e Vërteta!
Së dyti: Duhet të jemi vigjilentë dhe të zgjohemi sa nuk është vonë, ngase
armiku nuk po flenë por po i realizon planet e tij!
Së treti: Të kapemi fort për në Librin e Allahut dhe në Rrugën Profetike,
në mënyrë që të kemi sukses!
Së katërti: T’i drejtohemi Allahut me lutje të sinqerta që t’i shkatërroj
kurthet e armiqëve të Islamit kundër muslimanëve dhe t’i kthejë kurthet e
tyre kundra tyre!Shpresoj tek Allahu i Madhëruar që kjo sprovë që i ka ardhur hoxhës tonë,
Abdurr-Rrahim Ballës, të jetë edhe fundi i burgut të tij. Ndoshta kjo do t’i
tërboj ata të cilët pretendojnë se janë ata ndjekësit e sunetit. Ne i themi,
“Le të vdesin në mllefin e tyre!”
Shkruajti: Bujar Hysa (Ebu Usama)
Burgu Peqin
Dhul-Hixheh 1441

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne