Izrael – Nipi i ish-Kryeministrit Yitzhak Rabin i bën thirrje Netanyahut për dorëheqje

Yonatan Ben-Artzi, nipi i ish-Kryeministrit të Izraelit, Yitzhak Rabin, i bëri thirrje për dorëheqje Kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet me 3 dosje të ndara për neglizhencë, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e organizuar në përvjetorin e 24-t të vdekjes së Yitzhak Rabin, Ben-Artzi rikujtoi dorëheqjen që dha gjyshi i tij nga detyra e Kryeministrit në vitin 1976 pas zbulimit të llogarisë bankare të gjyshes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ben-Artzi tha që politikanët izraelitë nga gjyshi i tij duhet të mësojnë të jenë përgjegjës dhe të mbajnë interesat e vendit mbi interesat e tyre, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Rabin gjithmonë ka qenë njeri me vendim në jetën e tij ushtarake dhe politike. Kjo është arsyeja pse unë i them kryeministrit dhe të gjithë liderëve të partisë se Izraeli është në një kolaps, se nuk ka qeveri dhe buxhet dhe se izraelitët janë në vështirësi. Tani ju duhet të përmbushni përgjegjësitë dhe të vazhdoni rrugën tuaj. Nëse emri juaj (Netanyahu) është njollosur, është koha të tërhiqeni. Nëse arrini të pastroni emrin tuaj nga kjo njollë e zezë, mund të ktheheni përsëri”.

Ekzistojnë tre padi të ndara kundër Netanyahut, por sipas ligjeve aktuale të Izraelit, Kryeministri mund të vazhdojë detyrat e tij edhe nëse paditet./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne