Bota

Izraeli arreston 11 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 11 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera brenda natës në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur ushtria izraelite.

Në një njoftim të sotëm, ushtria izraelite thekson se individët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitete terroriste popullore”, pa sqaruar natyrën e këtyre aktiviteteve të pretenduara.

Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e pushtuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, afër 5.000 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet izraelite të ndalimit.

OPINIONE