Izraeli arreston 25 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 25 palestinezë në bastisjet e mbrëmshme të realizuara në Bregun Perëndimor të okupuar, njofton ushtria izraelite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Palestinezët u arrestuan për “përfshirje të dyshuar në aktivitetet terroriste”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, pa specifikuar se për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë.

Forcat izraelite shpesh kryejnë fushata të gjera të arrestimit përgjatë Bregut Perëndimor të okupuar duke përfshirë edhe Kudsin Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve “të kërkuar”.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 5.700 palestinezë vazhdojnë të vuajnë në qendrat e paraburgimit në Izrael, duke përfshirë edhe shumë gra dhe të mitur./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne