Izraeli arreston ministrin palestinez të Kudsit

Forcat izraelite kanë ndaluar ministrin e çështjeve të Kudsit, Fadi al-Hadami, pjesë e autoriteteve palestineze, thuhet në kumtesën zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e Ministrisë së Çështjeve të Kudsit thuhet se forcat izraelite kanë bastisur shtëpinë e ministrit dhe e kanë arrestuar.

Ushtria izraelite akoma nuk ka komentuar arrestimin.

Kjo është hera e dytë që forcat izraelite arrestojnë ministrin e Kudsit në tre muajt e fundit.

Forcat izraelite kanë përshkallëzuar aksionet kundër aktiviteteve palestineze që kur presidenti amerikan, Donald Trump, njohu qytetin e okupuar si kryeqytet të Izraelit në vitin 2017.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit shumëvjeçar të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë se Kudsi Lindor, i okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht mund të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez në të ardhmen./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne