Izraeli arreston në muajin Gusht 130 minorenë Palestinezë: Raport

Gjatë muajit gusht, forcat izraelite arrestuan 522 palestinezë, duke përfshirë edhe 130 fëmijë, sipas raportit të një organizate palestineze të të drejtave të njeriut diten e enjte.

Pervec të miturve, në të gjithë Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin e okupuar u arrestuan edhe 16 gra, thuhet në një raport të lëshuar bashkërisht nga Klubi i të Burgosurve Palestinezë, Qendra Al-Mezan për të Drejtat e Njeriut, Shoqata për Mbështetjen e të Burgosurve, shoqata e të Drejtave të Njeriut (Addameer) dhe Komisioni i të ndaluarve dhe të paraburgosurve (CDA).

Që nga fillimi i vitit 2017, rreth 3,800 palestinezë janë arrestuar dhe 6,400 të burgosur palestinezë po mbahen në burgjet izraelite. Ky numër përfshin deputetë, gra, dhe fëmijë.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata gjithëpërfshirëse arrestimesh në territoret e pushtuara, të cilat me sa duket synojnë palestinezët të cilët “kërkohen” nga autoritetet okupuese izraelite.

Rreth 6,400 palestinezë aktualisht po vuajnë në burgje në të gjithë shtetin hebre, sipas Ministrisë Palestineze për ceshtjet e të Burgosurve./ Gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne