Izraeli: Bashar Asad i ka dhënë fund ISIS-it

Ministri i luftës i Izraelit ka pohuar se qeveria siriane i ka dhënë fund grupi terrorist ISIS dhe deklaroi se Lindja e Mesme do të jetë dëshmitare e ndryshimeve të mëdha.

Avigdor Liberman, deklaroi se Bashar Asad president i Sirisë ka shtuar kapacitetin mbrojtës dhe ustharake të këtij vendi. Ministri i luftës i regjimit sionist gjithashtu theksoi se ky regjim ka nevojë të shtojë buxhetin e tij ushtarak deri në kuotën e 1 miliard dollarëve. ushtria siriane dhe forcat e rezistencës para disa ditësh kanë çliruar qytetin Bu Qemal në jug të provincës Dejrul Zur nga prania e terroristëve të ISIS, edhe pse ky grup terrorist takfirist mbështetej nga Amerika dhe regjimi sionist. Dhoma e operacioneve të aleatëve të ushtrisë së Sirisë ka njoftuar për çlirimin e plotë të qytetit Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Irakun. Dhoma e operacioneve të aleateve të ushtrisë së Sirisë ka deklaruar se me çlirimin e qytetit Bu Kemal nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS, kanë filluar operacionet për spastrimin e terrenit nga bombat dhe mjetet eksplozive që kanë vendosur terroristët e ISIS në qytetin Bu Kemal. Më parë ishte deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatët e tyre kanë marrë nën kontroll mbi 80% të qytetit Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur. Me çlirimin e qytetit Bu Kemal, ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj kanë shënuar fitore të rëndësishme dhe kanë arritur që të dëbojnë terroristët e ISIS edhe nga bastioni i tyre i fundit. Qyteti kufitar Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur të Sirisë ka 120 mijë banorë dhe ishte pushtuara nga terroristët e ISIS rreth tre vite më parë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne