Bota

Izraeli bisedime me Egjiptin për të rihapur ambasadën në Kajro

Një delegacion izraelit këtë javë ka zhvilluar bisedime me zyrtarët egjiptianë rreth rihapjes së ambasadës së tyre në Kajro pas tetë muajsh.

Siç raportojnë mediat lokale, zyrtarë të inteligjencës dhe të Ministrisë së Jashtme izraelite ishin pjesë e negociatave të fundit të dielën, ku pritet të rezultojnë në kthimin e ambasadorit David Govrin në detyrat e tij në të ardhmen e afërt.

Një zyrtar izraelit tha se kryeministrit i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ende i nevojitet kohë për të marrë një vendim përfundimtar.

David Govrin dhe pjesa tjetër e stafit të ambasadës në fund të vitit 2016 u thirrën në vend për shkaqe të sigurisë. Ministria e Jashtme izraelite atëherë tha se nuk do të komentojë mbi këtë çështje.

Egjipti ishte vendi i parë arab që njohu Izraelin pas nënshkrimit të një traktati paqeje me shtetin hebraik të vetëshpallur në vitin 1979./ AA

OPINIONE

INTERVISTA