Izraeli burgos 7 emigrantë afrikanë, qindra emigrantë të tjerë hyjnë në grevë urie

Në Izrael, pas burgimit për herë të parë të emigrantëve, në kuadër të programit të diskutuar që i jep emigrantëve ultimatumin “ose të largohen nga vendi në mënyrë vullnetare ose të dënohen me burg”, qindra afrikanë hynë në grevë urie.

7 refugjatë nga Eritrea, që refuzuan të largohen u burgosën në burgun Saharonim me “dyshim për arratisje”.

Pas kësaj qindra afrikanë në qendrën e refugjatëve në Holot hynë në grevë urie.

Parlamenti izraelit (Knesset) në dhjetor të vitit 2017 miratoi ligjin që përzë me forcë refugjatët nga Izraeli.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, në një deklaratë të bërë muajin e kaluar, tha se kjo praktikë është e nevojshme për sigurinë e kufirit dhe nuk do të lejojnë emigrimin e jashtëligjshëm.

Ai tha se të “infiltruarit” në Izrael do të deportohen./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne