Izraeli censuron lajmet mbi mbështetjen e tij ndaj militantëve të Al Kaedës në Siri

Nga: South Front.

Ushtria izraelite po censuron raportimet e lajmeve që flasin mbi furnizimet izraelite të armëve për grupet militante në Siri. The Jerusalem Post u urdhërua nga censura ushtarake që të heqë lajmin, “Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) e konfirmojnë: Izraeli ofroi armë të lehta për rebelët sirianë”. Megjithatë, raportimi që ofron detaje mbi transferimin e sasive të konsiderueshme të parave kesh, armëve dhe municioneve për militantët në Sirinë jugore është ende në dispozicion dhe gjendet lehtë në Google cache.

Mbështetja për militantët u sigurua nga Tel Avivi në kuadër të veprimitarisë së tij për një fqinjësi të mirë, të cilin Izraeli e portretizoi si një mision humanitar të fokusuar në ofrimin e “ushqimeve, rrobave dhe lëndës djegëse për sirianët”. Ky incident dëshmon edhe një herë se të gjitha pretendimet e Tel Avivit të cilat pretendojnë se Izraeli nuk është përfshirë në konfliktin në Siri janë të rreme. Shefi i shtabit të mbrojtjes franceze Francois Lecointre deklaroi më 6 shtator se forcat franceze janë gati që ta sulmojnë përsëri Sirinë nëse armët kimike do të përdoren gjatë luftës që pritet të ndodhë në Idlib.

“Ne jemi të gatshëm të sulmojmë nëse armët kimike do të përdoren përsëri,” tha për mediat zyrtari i lartë ushtarak. “Ato mund të kryhen edhe në nivel kombëtar, por në interesin tonë është që ato ti kryejmë me sa më shumë partnerë që të jetë e mundur”. Më 6 shtator, sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis deklaroi se Pentagoni nuk kishte informacione sugjerues nga sherbimet sekrete se militantët sirianë janë të aftë dhe në gjendje që të kryenë sulme kimikë. Kështu që nëse një sulm i tillë do të ndodhte, SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk do ta hetonin incidentin.

Ata tashmë e kanë të qartë se qeveria e Damaskut ka për të qenë fajtore. Anëtarët e ISIS-it kanë kryen disa sulme ndaj pozicioneve të ushtrisë siriane në bregun perëndimor të Eufratit. Sipas burimeve pro-qeveritare dhe pro-ISIS-it, disa trupa ushtarake dhe terroristë u vranë në përleshjet. Megjithatë ISIS-i deri tani nuk ka fituar asnjë pozicion. Burimet vendase thonë se sulmet janë kryer për të tërhequr vëmendjen e ushtrisë nga zona e al-Safas dhe zona juglindore e qytetit Deir Ezzor. Një burim i divizionit të 11-të të SAA-së tha për SouthFront se trupat qeveritare janë duke i përforcuar pozicionet e tyre rreth shkretëtirës së Homsit. Qëllimi është të kufizohet aftësia e ISIS-it për të kryer sulme nga kjo zonë e kontestuar. Sipas burimeve pro-turke, një total prej 170 anëtarësh të Njësive Mbrojtëse të Popullit Kurd (YPG) dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) u “neutralizuan” nga Forcat e Armatosura Turke (TAF) në Turqi, Sirinë veriore dhe Irakun e veriut në muajin gusht. Forcat e udhëhequra nga Turqia gjithashtu arrestuan rreth 253 të dyshuar në kuadrin e operacioneve të tyre anti-PKK në Turqi.

70 prej tyre janë akoma ne gjendje arresti. Përkundër këtyre pretendimeve, TAF dhe aleatët e saj akoma nuk e kanë eliminuar rebelimin e YPG-së në zonën veriore siriane të Afrinit të kontrolluar nga forcat e udhëhequra nga Ankaraja që në fillim të këtij viti.

Celulat e YPG-së vazhdojne ende të kryejnë sulme rutinë ndaj forcave të udhëhequra nga Turqia.

https://youtu.be/bQbYCY9Cr7o

Burimi: southfront/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne