Emisioni IMPAKT Opinion

Izraeli dhe Serbia jane fituesit e marreveshjes se Trumpit

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi analizon marreveshjen ekonomike te Serbise me Kosoven qe administrata amerikane i ka imponuar Kosoves.
Tregohet sesi kjo marreveshje ka disa synime:
1. Te bej Izraelin me aleate ne luften e tij kunder Islamit dhe muslimaneve. Kjo do behet ndersa Serbia dhe Kosova do cojne ambasadat e tyre ne Jeruzalem ne kundershtim me ligjin nderkombetar dhe vendimet e OKB-se, duke u vendosur keshtu kunder Turqise dhe Botes Arabe ne krah te Izraelit.
2. Kosova me Serbine do shpallin armik Hizbullahin, grupin militant libanez qe lufton per clirimin e Libanit nga Izraeli, duke u bere pale ne luften izraelite kunder arabeve dhe Iranit.
3. Serbia nuk pranon qe ta njohi Kosoven si shtet te pavarur. Marreveshja i ndalon kosovaret qe te kerkojne njohje te pavaresesi se tyre per 1 vit me radhe.
4. Kosova bie dakort ti hapi rruge Serbise, te ndertoje nje autostrade masive dhe rrjet hekurudhor serb i cili do nisi nga Beogradi dhe do perfundoje ne Shengjin. Ne kete menyre Serbia do arrije ate qe nuk arriti dot me lufte me shqiptaret, austriaket dhe italianet. Do dali ne detin Adriatik nga ku do bej tregti me boten dhe nga nje shtet i izoluar tokesor do behet nje shtet me dalje ne detin shqiptar Adriatik.
5. Kostot e rrugeve te Serbise per ne detin Adriatik do i paguajne ne shumice kosovaret.
6. Edhe pse Serbia nuk e njeh Kosoven, Kosova do hapi tregjet e saj ndaj Serbise dhe mallrave serbe.
7. Serbia do kete pushtet mbi Kisha Ortodokse Serbe ne Kosove.
8. Kosova me Serbine do nxisin promovimin e LGBT-izmit kunder vlerave fetare te familjes.
9. Kosova dhe Shqiperia do kthehen sipas planeve titiste ne Republiken e Shtate te Jugosllavise.

OPINIONE

INTERVISTA