Izraeli do të dëbojë emigrantët afrikan në Evropë dhe Amerikë

Izraeli dhe Zyra e Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjat(UNHCR) janë pajtuar lidhur me deportimin e imigrantëve afrikan në shtetet perëndimore të cilët do t’i pranojnë. Në mesin e vendeve të cilët priten të pranojnë janë Kanada, Italia dhe Gjermania, theksoi Benjamin Netanjahu.

Rreth 16.000 kërkues azili afrikan aktualisht janë në Izrael, të cilët do të transferohen në ”vendet perëndimore”, sipas marrëveshjes së arritur në mes zyrtarëve izraelit dhe Zyrës së Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjat(UNHCR), kanë kumtuar mediat izraelite.

Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ka deklaruar të hënën, se ka “negociuar punë të madhe”, me agjencionin për refugjatë të Kombeve të Bashkuara. Netanjahu ka thënë se në mesin e shteteve të cilët kanë shpreh mirëseardhje refugjatëve, janë Kanadaja, Italia dhe Gjermania.

Sipas ueb portalit izraelit 24News, marrëveshja përfshin me dhjetëra mijëra refugjat nga Afrika dhe anulohet plani izraelit kontrovers të dëbimit të imigrantëve në Afrikë.

Sipas medias izraelite Hadashot, Izraeli dhe UNHCR-i janë pajtuar që 16.000 nga 38.000 imigrantë afrikan, të cilët Izraeli planifikon të dëbojë nga vendi, do të transferohen me ndihmën e “vendeve perëndimore” ndërsa mijëra refugjat tjerë do të marrin statusin e përkohshëm në Izrael. Izraeli dhe UNHCR bashkërisht do të definojnë kriteret e transferim, ndërsa marrëveshja do të duhej të zbatohet gjatë pesë viteve të ardhshme, ka thënë Hadashot.

Kombet e Bashkuara e kanë dënuar planin e qeverisë izraelite për dëbim të mijëra refugjatëve ilegal nga Afrika, kryesisht nga Eritreja dhe Sudani. Sipas planit izraelit, refugjatët janë detyruar të bëjnë zgjidhjen ndërmjet burgut në kohë të pacaktuar në Izrael me pagesën shtesë në lartësi prej 3500 dollar apo dëbim në vendin e tretë.

Organizatat joqeveritare izraelite të cilët afrojnë mbështetje imigrantëve paraprakisht kanë publikuar se Izraeli ka arritur marrëveshjen me disa vende, duke përfshirë Ruandën dhe Ugandën, të cilët duhet të pranojnë refugjatët. Asnjë nga këto shtete të cekura gjer tani nuk ka konfirmuar këto informata.

Burimi : Logično/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne