Izraeli do të ndërtojë vendbanim të ri pranë Gazës

Kabineti izraelit miratoi sot ndërtimin e një vendbanimi të ri pranë kufirit me Rripin e Gazës, sipas televizionit izraelit “Channel 12”.

Përpara mbledhjes së kabinetit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se qeveria do të miratojë ndërtimin e një vendbanimi të ri pranë Gazës.

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm për Izraelin, ky është një lajm i mrekullueshëm për komunitetet në zonën kufitare të Gazës”, tha Netanyahu.

E përditshmja izraelite “Yediot Ahronoth” njoftoi se vendbanimi i ri do të akomodojë rreth 500 familje dhe do të quhet “Hanun”.

Qeveria izraelite tha se do të akordojë një milion NIS (296.000 dollarë) për zhvillimin e infrastrukturës në vendbanimin e ri, i cili do të jetë brenda zonës së Këshillit Rajonal të Izraelit Sdot Negev.

Nuk pati asnjë koment nga autoritetet palestineze rreth raportit.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i okupuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë kështu të gjitha vendbanimet hebraike të paligjshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne