Bota

Izraeli do t’i hap luftë Sirisë

Duke theksuar se ata nuk do të tërhiqen nga lartësitë e pushtuara të Golanit, Yair Lapid tha: Nëse Damasku vazhdon të bashkëpunojë me Teheranin, Izraeli do të luftojë kundër Sirisë.

Sipas lajmit të Qodsna, anëtari i parlamentit të regjimit sionist, Yair Lapid u shpreh kështu: Kur Siria bashkëpunonë me Iranin dhe grupet mbështetëse iraniane në Siri, lufta me këtë vend është e pashmangshme.

Gazeta Yedioth Ahronoth i përcolli këto deklarata të Lapidit: Ne kemi përballë një Hizbullah i cili posedon 100 mijë raketa dhe mund të synojnë të gjithë Palestinën e pushtuar, dhe nëse shtohet kjo barazi në Iran, situata bëhet e pabesueshme.

Duke folur në territorin e pushtuar të Palestinës Veriore, lidhur me fatin e lartësive të pushtuara të Golanit, Lapid u shpreh kështu: Është një pikëpamje e ngushtë të menduarit se ne do të tërhiqemi nga ky rajon.

Siç dihet, udhëheqësit e regjimit sionist Boshtin e Rezistencës vazhdimisht e kanë cilësuar si një kërcënim të madh për të ardhmen e regjimit të tyre.

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE

INTERVISTA