Bota

Izraeli duhet të përgatitet për luftë në dy fronte

Ish kreu i njësisë së inteligjencës ushtarake të regjimit sionist theksoi se Izraeli duhet të përgatitet për luftë në dy fronte.

Kanali izraelit i lajmeve TV 7 njoftoi se Ish kreu i njësisë së inteligjencës ushtarake të regjimit sionist, gjeneral Amos Yadlin ka thënë kështu: “Kërcënimi kryesor për vitin 2019 është një luftë gjithëpërfshirëse kundër Iranit, Hezbollahut dhe Sirisë në veri.”

Yadlin tha se Izraeli po përballet me shumë probleme dhe pengesa ushtarake, dhe më të rëndësishmet janë kërcënimet e vazhdueshme në pjesën veriore të Sirisë, veçanërisht nga Hezbollahu dhe Irani.

Yadlin u shpreh se: “Izraeli do të përballet me një lloj lufte të ndryshme nga luftërat e vjetra, kështu që duhet të jetë e përgatitur për të.”

Gjenerali sionist tha se “Izraeli është shumë i fortë”, dhe në të njejtën kohë, u shpreh se: “Izraeli duhet të përgatitet për një konflikt ushtarak të paparë që nga tetori i vitit 1973, i cili do të ndodh në të njëjtën kohë në të dyja frontet. Nëse kjo luftë zhvillohet, ekziston rreziku i humbjes së avionëve.”

Gjenerali Amos Yadlin, kreu i Qendrës së Kërkimeve të Sigurisë të Universitetit të Tel Avivit, u shpreh se: “Ashtu si në incidentin e fundit në muajin shtator, ekziston mundësia e konfliktit të tërthortë me rusët. Ekziston edhe mundësia që iranianët, sirianët ose Hezbollahu mund të godasin Izraelin në maj.”

Burimi : Rast Haber /ML