Izraeli e deklaron veten shtet të aparteidit

nga moonofalabama.

Dje Izraeli e shpalli veten e tij shtet të aparteidit:

Knesseti izraelit miratoi të enjten herët një projekt-ligj të diskutueshëm me 62 ligjvënës që votuan në favor të legjislacionit të ri dhe 55 kundër. Projekt-ligji e përcakton Izraelin zyrtarisht si atdheun kombëtar të popullit hebre dhe pohon se “realizimi i së drejtës për vetëvendosje kombëtare në Izrael është specifike vetëm për popullin hebre”.

Ligji i ri gjithashtu përfshin klauzola që thonë se “një Jeruzalem i bashkuar” është kryeqyteti i Izraelit dhe se hebraishtja është gjuha zyrtare e vendit. Një tjetër pikë thotë se “shteti e sheh zhvillimin e vendbanimeve çifute si një vlerë kombëtare dhe do të veprojë për të nxitur dhe promovuar më tej themelimin dhe konsolidimin e tyre”.

Ligji i ri ka status kushtetues:

Projektligji i cili ka statusin e një ligji bazik (përafërsisht i njëjtë me ligjin kushtetues në vendet me një kushtetutë të shkruar), u kalua mbrëmjen e së enjtes me 62 vota në favor dhe 55 kundër pas disa orë debatesh dhe argumentimesh të ashpra. Ai do të hyjë në fuqi sapo të publikohet në gazetën zyrtare të Knessetit.

Në një klauzolë që flet për ligjvënësit arabë, ligji thekson në mënyrë të qartë se “e drejta për vetvendosje kombëtare në shtetin e Izraelit është specifike vetëm për popullin çifut”.

Ligji përcakton ndarjen:

Disa pjesë të ligjit kanë për qëllim promovimin e “krijimit dhe konsolidimit” të vendbanimeve hebraike.

Izraeli nuk i ka përcaktuar asnjëherë kufijtë e tij. Ai ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme pronësinë e të gjithë tokës publike të Bregut Perëndimor të pushtuar. Kjo tokë u është dhënë ekskluzivisht kolonëve çifutë:

Gjatë pesë dekadave të kontrollit të Bregut Perëndimor, Izraeli ka regjistruar qindra mijëra hektarë si tokë publike dhe pothuajse gjysmën e saj e ka ndarë për përdorim.

Sipas të dhënave zyrtare të marra kohët e fundit nga një grup që kundërshton vendbanimet e kolonëve çifutë, vetëm 400 hektarë tokë ose 0.24 përqind e totalit të ndarë deri më tani është rezervuar për tu përdorur nga palestinezët. Palestinezët përbëjnë rreth 88 për qind të popullsisë së Bregut Perëndimor.

Grupi Peace Now tha se 99.76 përqind e tokës është venë në dispozicion si ndihmë për vendbanimet çifute.

Popullsia arabe e Izraelit dhe e territoreve të pushtuara është po aq e madhe sa edhe popullata çifute. Shpërndarja e tokës “publike” që i është vjedhur popullsisë arabe indigjene për emigrantët çifutë, tashmë ështe një nga ato çështjet diskriminuese të aparteidit. Ajo ishte në kundërshtim madje edhe me ligjin izraelit. Sot ngritja e vendbanimeve vetëm për hebrenjtë është e theksuar edhe me mandat kushtetues. Krijimi dhe zgjerimi i paligjshëm i vendbanimeve vetëm për hebrenjtë në tokën që i është vjedhur palestinezëve tani justifikohet me ligj. Palestinezët muslimanë dhe të krishterë tani duhet të paguajnë taksa edhe për shpronësimin e tyre.

A ka ndonjë popull budist ose popull katolik? A nuk meritojnë edhe ata shtetin dhe tokën e tyre? A janë çifutët me prejardhje nga Etiopia, India, Lituania, Irani dhe Polonia një racë e veçantë? Pse atëherë duhet të ketë një ‘popull hebre’ siç parashihet me ligjin e ri?

Është marrëzi që një numër njerëzish, të cilët jetojnë në dhjetra vende kryesisht të Evropës Lindore, papritmas përkufizohen si një “racë” unike në sajë të besimit tek të njëjtat përralla fetare. Koncepti pasqyron racizëm fashistësh. Vetë deklarimi i përkatësisë etnike bazohet tek tregimet e vjetra të tempujve për të cilat ka pak ose aspak dëshmi arkeologjike.

Kryesisht vendet si Britania e Madhe, Franca dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin për interesin e tyre këtë skemë etnokratike, kolonialiste, jodemokratike, imperialiste dhe gjenocidale.

Ka erdhur koha që kësaj lajthitje të pamoralshme dhe të jashtëligjshme ti jepet fund./moonofalabama/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne