Izraeli e vendos qytetin e Bregut Perëndimor në bllokad

Forcat ushtarake izraelite kanë izoluar një qytet në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të okupuar, pas sulmit me thikë që ka lënë një burrë izraelit të plagosur i cili është në gjendje kritike.

Një zëdhënëse e ushtrisë izraelite tha të enjten se forcat izraelite izoluan për një orë Jattan, të vendosur afërsisht 8 kilometra në jug të qytetit Al Khalil, pas sulmit të supozuar dhe bllokuan të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit. Zëdhënësja shtoi se forcat izraelite sulmuan shtëpinë e sulmuesve të dyshuar dhe kryen një operacion kërkimi natën vonë. Ajo gjithashtu vuri në dukje se ushtria nuk kishte ndonjë raport në lidhje me atë nëse janë gjetur armatime gjatë bastisjes./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne