Izraeli fsheh 300,000 dokumente rreth masakrave të kryera kundër palestinezëve

Gazetari izraelit dhe hebre Asaf Shalev , i cili jeton në Kaliforni, ka thënë se Izraeli kishte fshehur 300,000 dokumente për krimet e kryera kundër palestinezëve, mijëra prej tyre datojnë qe në vitet 1800, njoftoi revista +972 në fillim të kësaj jave.

Shalev u raportua duke i thënë revistës se Arkivat Shtetërore të Izraelit deklasifikuan dokumente sekrete verën e kaluar duke përfshirë dokumente që janë më shumë se një shekullore; megjithatë, tha ai, 300,000 dokumente që para fillimit të krijimit të Izraelit mbetën të klasifikuara.

Vetë ekzistenca e 300.000 dosjeve të klasifikuara – emrat, datat dhe origjina e tyre brenda burokracisë shtetërore – kishin mbetur sekret deri me tani, tha ai, raporton Revista +972 , duke vënë në dukje se një e pesta e dosjeve, që konsideroheshin shumë të ndjeshme nga qeveria, ishin përjashtuar nga zbulimi.

“Kishte shumë njerëz që ishin të shqetësuar për hapjen e këtij katalogu,”  njoftoi Revista +972 se Arkivisti i Shtetit Izraelit Yaacov Lozowick kishte shkruar në një deklaratë që shoqëronte publikimin.

Shalev vuri në dukje se më të vjetrat nga këto dokumente, të cilat mbetën të klasifikuara, të titulluara ” Raporti i Parkerit ” datojnë që nga viti 1821. Përveç kësaj, ekzistojnë 125 dokumente të klasifikuara që datojnë në shekullin e 19-të dhe rreth 2.000 dokumente nga Nakba e vitit 1948 .

Ai shtoi, sipas +972 Magazine , ne nuk mund t’i qasemi dosjeve kështu që është e pamundur të thuhet pse ato janë ende të klasifikuar mbi 70, dhe në disa raste, pothuajse 200 vjet më vonë.

Ndër dokumentet janë dosjet mbi Deir Yassin dhe Kfar Qasim , dy masakrat më famëkeqe të kryera nga forcat izraelite./ middleeastmonitor/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne