Bota

Izraeli godet “kullën e vrojtimit” të Hamasit në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ndërmori sulme ajrore ndaj “kullës së vrojtimit” në qytetin Refah të Rripit të Gazës.

Sipas informatave të marra nga dëshmitarët okular, avionët luftarak izraelit ndërmorën sulme ajrore ndaj kullës së vrojtimit të grupeve palestineze në qytetin Refah të Rripit të Gazës.

Dëshmitarët bëjnë të ditur se në këtë sulm kulla pësoi dëme materiale.

Edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee në një deklaratë me shkrim të publikuar bëri të ditur se avionët luftarak të Forcave Ajrore ndërmorën një sulm ajror si kundërpërgjigje ndaj sulmit me raketë të bërë ditën e premte nga Rripi i Gazës ndaj territoreve izraelite, me çrast kanë goditur “pikën e vrojtimit” të Hamasit.

Në deklaratën e bërë ditë më parë nga ana e Izraelit bëhej e ditur se dy raketat e hedhura nga Gaza janë interceptuar nga ana e sistemit të mbrojtjes ajrore “Kubeja e Hekurt”./ trt

OPINIONE