Izraeli godet një bateri të mbrojtjes ajrore siriane

Ushtria izraelite njoftoi se ka goditur një bateri të mbrojtjes ajrore të Sirisë.

Në komunikatën e lëshuar nga ushtria izraelite thuhet se “Nga një bateri të mbrojtjes ajrore të Sirisë u hap zjarr ndaj avionit tonë luftarak që kryente detyrën e patrullimit në hapësirën ajrore të Izraelit. Si kundërpërgjigje ndaj këtij provokimi ne goditëm baterinë e mbrojtjes ajrore prej së cilës u shtënë ndaj avionit tonë luftarak”.

Në anën tjetër sipas lajmit që përcjell agjencia e lajmeve e regjimit të Esadit, SANA bëhet e ditur se në sulmin e Izraelit ndaj një pike ushtarake në zonën Han Ernebe në lindje të provincës Kunejtra në jug të Sirisë ka humbur jetën një ushtar dhe u plagos një tjetër.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në deklaratën e bërë në lidhje me çështjen, tha se “Izraeli nuk do të tolerojë ndonjë agresion ndaj tij dhe me vendosmëri do të hedh hapat e nevojshme ndaj këtyre agresioneve”.

Në anën tjetër Lëvizja Hamas në Gazë bëri të ditur se ky sulm është bërë ndaj gjithë botës arabe.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga zëdhënësi i Hamasit, Hazim Kasim tha se sulmi i Izraelit ndaj territoreve të Sirisë është një sulm i kryer ndaj botës arabe.

Në komunikatë gjithashtu u theksua se sulmi në fjalë ishte një zgjatim i sulmeve të pandalshme ndaj popullit, territoreve dhe shenjtërimeve të Palestinës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne