Izraeli goditi Sirinë: ‘Shpresojmë se kjo pjesë është mbyllur’

Izraeli ka zhvilluar sulm me tanka dhe bastisje ajrore në rajonet Baas dhe Hadar të krahinës Kunejtra në jug të Sirisë. Pas sulmit, në rajonin e Golanit të pushtuar nga Izraeli filluan të lëshohen zërat e sirenave. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Liberman tha se ata goditën pothuajse të gjithë infrastrukturën e Iranit.

Është raportuar se izraelitët janë paralajmëruar të hyjnë në strehimore, ndërsa përdoruesit e mediave sociale deklaruan se tankat izraelite kanë goditur pikëmbështetjet siriane dhe se trupat siriane bombarduan objektivat izraelite.

Gjatë tensionit në rritje, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit filluan të dërgojnë në rajon automjete, municione dhe ushtarë.

USHTRIA IZRAELITE: FORCAT IRANIANE TË JERUZALEMIT KANË HEDHUR AFËR 20 RAKETA NË PIKËMBËSHTETJET TONA NË GOLAN

Ndërsa, radioja e Ushtrisë Izraelite deklaroi se ‘milicia pro-iraniane’ në Siri ka hedhur raketa ndaj objektivave izraelite në Golan.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga ushtria izraelite, u raportua se Forca e Jeruzalemit e lidhur me Ushtrinë e Gardës Revolucionare të Iranit ka hedhur rreth 20 raketa ndaj bazave në lartësitë e Golanit të pushtuar nga Izraelit.

Në deklaratën lidhur me këtë çështje u raportua se: “Forcat iraniane të Jeruzalemit kanë hedhur në mes të natës rreth 20 raketa ndaj fronteve në lartësitë e Golanit. U vunë në shënjestër më shumë se një bazë.”

Në deklaratën në të cilën argumentohet se ‘Të gjitha raketat e hedhura janë deaktivizuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore izraelite, Iron Dome’, u deklarua se nuk ka ndonjë të vdekur apo të lënduar nga sulmi i bërë. Në deklaratë gjithashtu u raportua se: “Ushtria izraelite e konsideron këtë si një ngjarje të rëndë dhe vazhdon të përgatitet për skenarë të ndryshëm.”

‘MBROJTJA AJRORE SIRIANE I’U PËRGJIGJ SULMIT TË IZRAELIT ME RAKETA NË DAMASK’

Mediat siriane kanë njoftuar se mbrojtja ajrore e Sirisë është përgjigjur ndaj raketave të hedhura nga Izraeli në Damask. Është raportuar se Izraeli ka zhvilluar sulm me tanka dhe bastisje ajrore në rajonet Baas dhe Hadar të krahinës Kunejtra në jug të Sirisë.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në provincën e Sirisë, Kuneytra, forcat izraelite zhvilluan sulm me tanka në rajonet Baas dhe Hadar të krahinës Kunejtra në jug të Sirisë. Pasi ushtria siriane u përgjigj me raketa të shumta, avionët ushtarak izraelit zhvilluan sulme në rajonet rreth qytetit Baas dhe në rajonin Tel Ahmar të krahinës Kuneytra.

Zyrtarët e ushtrisë izraelite nuk kanë bërë asnjë deklaratë lidhur me sulmet që ata kanë organizuar kundër Sirisë.

‘TENSIONI MË I MADH QË NGA VITI 1973’

Pas përleshjeve në lartësitë e Golanit, sulmet e raketave izraelite ndaj Damaskut vazhduan me orë të tëra. Raportohet se ky tension është tensioni më i madh ushtarak midis Izraelit dhe Sirisë që nga lufta arabo-izraelite e vitit 1973.

‘RAJONET JUGORE TË HUMUSIT JANË NËN ZJARRË TË RËNDË’

Sipas raporteve me bazë në Siri, një vend i radarëve që i përkiste Sirisë u shkatërrua në sulmet me raketa të Izraelit. Nga ana tjetër, u raportua se një numër i madh i raketave izraelite goditën hapësira të shumta ushtarake të Sirisë dhe depo të municioneve. Mediat siriane njoftuan se rajonët jugore të Humusit janë nën zjarrë të rëndë.

Është raportuar se mbrojtja ajrore e Sirisë ka shkatërruar dhjetëra raketa të hedhura nga Izraeli.

Është raportuar se ndërsa banorët të cilët jetojnë në rajonin e kufirit të Izraelit me Sirinë u ftuan për të hyrë në strehimore, sistemi i mbrojtjes Iron Dome është përgjigjur ndaj një pjese të raketave të hedhura.

LIBERMAN: JANË GODITUR POTHUAJSE TË GJITHA INFRASTRUKTURAT E IRANIT

Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liberman deklaroi se ‘janë goditur pothuajse të gjitha infrastrukturat e Iranit’. Liberman u shpreh: “Ata duhet të kujtojnë këtë thënie: Nëse mbi ne bie shi, mbi ta shpërthen stuhia. Shpresoj se e kemi përfunduar këtë pjesë, të gjithë e kanë kuptuar këtë.”

Burimi : Sputnik News/ ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne