Izraeli goditje me artileri drejt Rripit të Gazës

Ushtria izraelite ka njoftuar se njësitë e artilerisë kanë goditur objektivin e grupeve palestineze në jug të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një njoftimi me shkrim, ushtria izraelite fillimisht ka pretenduar se ndaj forcave të sigurisë që ndodheshin në patrullim të rregullt në kufirin jugor me Rripin e Gazës është hapur zjarr.

Në njoftim thuhet se gjatë incidentit në fjalë nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa më pas, njësitë e artilerisë në rajonin kufitar kanë goditur një objektivë të Hamasit.

Ndërkaq, nga Hamasi ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë në lidhje me rastin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne