Izraeli hap zjarr ndaj qendrës së sigurisë në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite ka hapur zjarr në një qendër sigurie në qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor të okupuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti i rajonit Nablus, Ibrahim Ramadan, në një deklaratë për AA tha se një punonjës palestinez i sigurisë është plagosur në sulmin që Izraeli ka ndërmarrë ndaj qendrës së sigurisë në Bregun Perëndimor.

Një grup nga ushtarët izraelitë kryen bastisje në Nablus, njoftoi Ramadan duke vënë theksin se ushtarët izraelitë rrethuan Qendrën Parandaluese të Sigurisë dhe filluan të hapin zjarr nga të tre anët me objektiv qendrën.

Sulmi i pajustifikuar vendosi në objektiv rojet palestineze të sigurisë, ku si pasojë në ngjarje u plagos një nga rojet sigurisë, shtoi më tej Ramadan.

Duke e cilësuar si një zhvillim të rrezikshëm ngjarjen, Ramadan theksoi se ushtarët izraelitë pas sulmit u tërhoqën./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne