Izraeli hapi përsëri zjarr në Gaza: 5 të vdekur, 250 të plagosur

Është raportuar se 5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit ndaj palestinezëve të cilët po protestonin në kufi të Gazës.

Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, është raportuar se pesë palestinezë kanë humbur jetën në kufirin lindor të Han Yunusit, si rezultat i zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit. Gjithashtu, u raportua se 250 persona u plagosën si pasojë e gazit lotsjellës.

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën që nga e premtja e kaluar kur kanë filluar protestat e deri më sot, është rritur në 24.

Protestat në kuadër të ‘Marshit të Madh të Kthimit’ të filluara nga palestinezët të premten e kaluar në kufi të Gazës, po vazhdojnë edhe sot.

‘MARSHI I MADH I KTHIMIT’

Palestinezët po organizojnë protesta paqësore në kufirin izraelit të bllokadës së Rripit të Gazës që nga e premtja e kaluar e deri më sot, në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës. Ndërsa, po raportohen lajme se ushtarët izraelit po hapin zjarr me plumba të vërtet ndaj popullsisë civile.

Palestinezët po planifikojnë të vazhdojnë për gjashtë javë protestat e tyre paqësore nën emrin e ‘Marshit të Madh të Kthimit’. Një nga arsyet që protestat të zgjasin për gjashtë javë është se SHBA-ja ka njoftuar se do të lëvizë ambasadën e saj në Tel Aviv në Jeruzalem.

DITA E TOKËS

Më 30 mars 1976, Izraeli konfiskoi mijëra hektarë të qytetarëve palestinezë të cilët jetonin në rajonin e Galilesë së veriut të vendit. Më pas, populli palestinezë shkoi në grevë të përgjithshme dhe organizoi protesta kundër kësaj grabitjeje.

Policia izraelite hapi zjarr ndaj palestinezëve që morën pjesë në protesta, duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Kjo ngjarje që përkujtohet si ‘Dita e Tokës’ shihet si një simbol i rezistencës Së palestinezëve për tokën që është burimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne