Bota

Izraeli hedh në Siri bombën bërthamore (video)

Një aeroplan izraelit ka hedhur në Siri bombën e parë bërthamore në një konflikt të armatosur që kur Amerika hodhi bombat atomike në Hiroshimë dhe Nagasaki në vitin 1945, raportojnë mediat vendase.

Shpërthimi bërthamor ka shënjestruar një depo municionesh në Hama, Siri dhe ishte aq i fuqishëm saqë shkaktoi një tërmet me magnitudë 2.6 të regjistruar afër Taqsees, Hama, Siri në orën 10:40 sipas orën lokale të së dielës, ndërsa në të njëjtën kohë televizioni sirian raportoi disa shpërthime në të njëjtën zonë.

Momente më vonë, videot e shpërthimeve masive të cilat thuhet se ndodhën në një bazë ushtarake siriane në Jabal al-Bukhut, rreth 10 kilometra në jug-lindje të Hamas, filluan të shfaqen në mediat sociale.

Një vlerësim i saktë i dëmit të shkaktuar ka qenë deri tani i pamundur të nxirret për shkak të një reje të madhe pluhuri të papërshkueshëm që mbuloi objektivin. Hama është një nga depot kryesore të furnizimit iranian për ushtrinë siriane në betejën e tyre tetëvjeçare kundër grupeve xhihadiste kryengritëse që përpiqen të rrëzojnë presidentin Bashar al-Assad dhe të marrin kontrollin e Sirisë.


Një raport citoi një sulm armiqësor të forcave ajrore izraelite që shenjestroi një depo municionesh në zonën e Hamas. Depoja përdoret kryesisht nga Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit dhe besohet se strehon një bazë të raketave iraniane.

Raportimet nga Izraeli tregojnë se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrat e tij po mbajnë një mbledhje emergjente të kabinetit në bazën ushtarake Kirya në Tel Aviv pas sulmeve të dyshuara izraelite në depot e raketave iraniane në Siri.

Lajmet nga Siria kanë rindezur frikën në rajon se “fuçia e barutit sirian” mund të shpërthejë dhe të përhapet në të gjitha vendet përreth, duke e futur rajonin në një luftë botërore që do përfshijë të gjitha fuqitë kryesore globale./yournewswire/Gazeta Impakt