Bota

Izraeli i dërgon ftesë zyrtare për vizitë princit të Arabisë Saudite

Ministri izraelit i Shërbimeve Sekrete pohoi sot se qeveria izraelite i ka bërë ftesë princit trashëgimtar të Arabisë Saudite, Mohammed Bin Selman , për të vizituar Izraelin, megjithëse dy shtetet nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Liderët izraelitë theksuan rivalitetin që ndikimi i madh i Iranit dhe shqetësimet që po nxit në mesin e disa vendeve të rajonit, veçanërisht Arabisë Saudite, po krijojnë një qasje të re interesash. Ata lanë të nënkuptohej se mund të çonte në një rikonfigurim diplomatik rajonal, ndërkohë që vetëm dy shtete arabe (Egjipt, Jordani) kanë njohur Izraelin.

Yisrael Katz, i cili është gjithashtu ministër i Transporteve dhe anëtar i kabinetit të ngushtë i ngarkuar me çështje strategjike, përmendi ftesën në një intervistë në web-in on line Elaph, krijuar nga një biznesmen saudit me seli në Britani të Madhe, saktësoi zëdhënësi i tij, Arye Shalicar.

Edhe pse ftesa e tij nuk ishte e shfaqur në versionin e publikuar on line nga Elaph, zëdhënësi nuk ishte në gjendje për të përcaktuar arsyen.

Por kur radio ushtarake izraelite i drejtoi një pyetje ministrit, nëse qeveria i kishte bërë ftesë princit saudit të kurorës, Katz u përgjigj se absolutisht po.

“Bëhet fjalë për një kërkesë, nuk mund të them nëse ka patur një koordinim në lidhje me këtë çështje me sauditët dhe është e pritshme që nuk do të ndodhë nesër”, saktësoi ai.

“I kërkoj Arabisë Saudite, vendit më të pasur dhe më me ndikim në botën arabe, për të marrë iniciativën dhe të përfaqësojë palestinezët, të cilët janë shumë të dobët dhe të përçarë”, shtoi ai.